• |
ide | kryesore

Barcelona trazon ujërat e Manchester City: doni Messin, por ruani më mirë Gabriel Jesus

-Instant, Sport



Një operacion i thjeshtë trazues apo një tratativë e vërtetë merkato, duket se po lind në aksin Barcellona-Manchester City. Katalanasit nuk mund të qendronin kaq të qetë e të shihnin anglezët si mundohen të marrin kapitenin e tyre. Tani Citizens duhet edhe të ruhen, se më parë mund të shohin të largohet ylli i tyre Gabriel Jesus. Në Brazil në fakt janë të sigurtë: klubi blaugrana ka kontaktuar Citizens për sulmuesin e Selecaos, profili ideal sipas Koeman për të marrë vendin e Suarez.

Pistolero ka tashmë një ofertë nga MLS por blaugranat janë vënë në kërkim të zëvendësuesit. Zgjedhja e parë të con në Milano, ku idea Lautaro Martinez nuk ka perënduar kurrë, pavarësisht se pas konfirmimit të Conte edhe Toro vështirë se mund të largohet nga zikaltrit. Tratativa mbetet megjithatë e mundshme, por gjithësesi tek Barça përgatiten për alternativat.

E sipas GloboEsporte, ai është Gabriel Jesus. 23 vjecar, titullar i kombëtares së Brazilit, profili i sigurt dhe i besueshëm, por që Guardiola e gjykon të pashitshëm. Por nëse Messi do të mbërrinte vërtetë në Manchester, atëherë merkato mund të sjellë edhe Gabriel Jesus në Camp Nou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *