• |
ide | kryesore

Basha thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni partitë shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit dhe të votojnë për listat shqiptare.

Basha thotë se shqiptarët në Malin e Zi kanë luajtur një rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi.

“Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi”, – shkruan mes të tjerash lideri i opozitës shqiptare.

Sipas Lulzim Bashës, forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.



3 Comments

  1. Kjo për faktin sepse ju dhe Partia Demokratike, nuk keni kuptuar asgjë nga qeverisja, edhe pse keni qenë në pushtet, nuk keni kuptuar asgjë nga përgjegjësitë kur qeveris, pasi ju gjithmonë jeni treguar të pangopur dhe të papërgjegjshëm. Sfido Doktorin Lulzim, pastaj nis dhe bëj karshillëk Edi Ramës. Je shumë larg tij, jo vetëm si kryetar partie dhe kryeministër, por edhe si fjalëmbajtur. Do të bindesh, kur tu votojnë shqiptarët.Ky loqja e majte I salihut vet nuk hyri ne zgjedhje ketyre i ben thirrje Per zgjedhje

  2. Nuk e kuptoj kete zinxhir politik prononcimi per te futur turinjte ne punet e nje shteti tjeter?

    Apo jeni vene ne gare me neokomunistet kujt t’ja shkeli syrin me gjate Amerika?

    Me mire te prononcohet Amerika direkt per direktivat politike Malazeze se keto marionetat kukulla Shqiptare.

  3. O lul. Kishte fol keq per ty dhe partine tende Majlinda Bregu. Ju tha kryetar koperativash. Ta dish sa per informacion. Kur te vish ne pushtet e di vete ca te besh me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *