• |
ide | kryesore

Celulari juaj mund t’ju tregojë kur jeni të dehur

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Nuk është gjithmonë e lehtë të dihet kur keni konsumuar shumë alkool, por telefoni juaj inteligjent mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.


Smartphone juaj mund të ju tregojë nëse jeni të dehur ose jo duke matur ndryshimet në mënyrën sesi ecni. Sipas studiuesve, një gjetje e tillë mund të ndihmojë njerëzit të zvogëlojnë konsumimin e tyre të alkoolit dhe të parandalojnë drejtimit e mjetit në gjendje të dehur.


Studiuesi Brian Suffoletto bëri pjesë të studimit 22 persona të rritur të moshave 21-43 vjeç dhe u dha atyre një pije vodka me alkool të mjaftueshëm. Pjesëmarrësit kishin një orë kohë për të konsumuar alkollin dhe më pas ju la detyrë të ecni në një vijë të drejtë, e gjatë 10 hapa.

Smartphone ishte i lidhur pas tyre me një rrip elastik. Duke përdorur një aplikacion, celulari mati ritmin dhe mënyrën e ecjes.

Në pjesën më të madhe të kohës, telefoni ishte në gjendje të gjente ndryshimet në ecje dhe përqindjen e alkoolit në trup.

Ekipi po planifikon hulumtime të mëtejshme me pjesëmarrësit që mbajnë telefona në duar dhe xhepa.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu