• |
ide | kryesore

Daley Blind shembet në fushë: kthehen problemet në zemër për mbrojtësin e Ajax

-Instant, Sport



Tjetër frikë për Daley Blind. Mbrojtësi i Ajax, në minutën e 79 të miqësores me Hertha Berlin në Johan Cruijff Arena, është shembur përtokë në zonën e penalltisë pasi është ndjerë keq, duke lënë në ankth 6mijë spektatorët që ishin prezentë në shkallët e stadiumit. Futbollisti është ndihmuar menjëherë nga stafi mjekësor e, pasi kaloi frika, është larguar nga fusha me këmbët e tij. Dicka e ngjashme i kishte ndodhur hollandezit edhe dhjetorin e kaluar.

Shoqëria do të kryejë tashmë kontrolle të reja klinike, por Blind – i datëlindjes 1990 – nuk e ka për herë të parë këtë lloj situate. Në dhjetor 2019, kur ende mbante veshur fanellën e Manchester United, mbrojtësi ka patur të njëjtin shqetësim në një sfidë të Champions League kundër Valencias. Ekzaminimet në atë kohë evidentuan një inflamim të muskulit kardiak e hollandezit i është vënë një defibrilator në trup.

Tekniku i Ajax Erik ten Hag ka komentuar kështu situatën në fund të ndeshjes: “Natyrisht që do ta kontrollojmë. ICD-ja e lojtarit kishte dhënë alarmin në castet para se të rrëzohej përtokë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *