• |
ide | kryesore

Deklarata e Mitsotakis/ A po na rrëmben Greqia detin? Si është e vërteta

-Instant, Kryesore, Lajme



Sa herë flitet për ndarjen e detit me greqinë shqiptarët të djegur nga qumështi i fryjnë edhe kosit. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë pas një deklarate bombë të kryeministrit grek, Kyrakos Mitsotakis, këtë të mërkurë në parlamentin e vendit të tij. Ai i njoftoi deputetët për shtrirjen e kufirit detar me 12 milje në detin Jon. Duke folur për ratifikimin e marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit, Mitsotakis tha: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë ministri i Jashtëm Nikos Dendias, do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Konflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë

 Kaq u desh që në Shqipëri të ndizej frika konspiracioniste se greqia po fiton det në dëmin tonë, se ajo po rrëmben ujrat që i takojnë Shqipërisë, ashtu sikurse po tenton prej dhjetë vitesh. Këto pandehma dhe klithma të patriotëve fallco shërbeu për ti rritur edhe një deklarim evaziv i kryeministrit Rama në Facebook. Pa sqaruar si gjithnjë thelbin e problemit, Rama iu përgjigj një komentuesi: “ Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!’

Po si qëndron e vërteta?

Në fakt deklarata e sotme e kryeministrit grek nuk e prek drejtpërdrejt dhe domosdoshmërisht Shqipërinë. Kjo kuptohet edhe nga ajo që ai tha sot në parlament: “Ne do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojmë standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh Mitsotakis.

Andi Bushati: Ç’na tregon për marrëveshjen e detit, provokimi i anijes Oruç Reis në mesdhe

Në gjuhën e ekspertëve kjo është tejet e kuptueshme. Pra sipas saj Greqia do të zbatojë shtrirjen me 12 milje në ato zona ku ujrat e saj nuk mbivendosen mbi kufirin e ujrave shqiptare. Pra nëse hapsira detare mes dy vendeve është më e madhe se 24 milje ato të dyja mund të shtrihen me 12 milje sejcila, sipas marëveshjeve ndërkombëtare për detrat. Por në rastin mes Shqipërisë dhe Greqisë, problemi është i ndryshëm. Përshembull në zonën më të diskutuar në marëveshjen e 2010, atë të kanalit të Korfuzit, largësia mes dy brigjeve shkon nga 1 në 6 milje. Atëherë këtu sipas normave ndërkombëtare përdoret parimi i ndarjes në mes.

Pra Shqipëria nuk rrezikohet aspak nga deklaratat e sotme të Mitsotakis edhe nëse ato bëhen realitet. Rreziku real është kur të negociohet vija e mesit mes dy vendeve dhe nëse Greqia do të insistojë sërish që të fillojë matjen jo nga korfuzi por nga shkëmbijtë e pabanuar duke dashur të rëmbejë sa më shumë tokë. Aty ka vend që “patriotët” e vërtetë që ngritën një alarm fallco, të mobilizohen seriozisht.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Byth grisuri i Surrelit desh shiti token Kosovare e jo me token tone vetem e vetem te rrije byth grisuri ne pushtet, ky palo njeri u beri thirrje Shqipetareve Malazez ne Serbisht te votojn te korrupfuarin dhe drogmenin me te madh ne Ballkan Xhukanovicin e jo me ti beje hyzmetin sumes se shqyer te tije.

    1. Ky kllouni qe mundohet te justifikoj kete vjedhje “diten me diell”, te territorit shqiptar, sepse ujrat territoriale jane territore sovrane, te njejta me hapsirat tokesore, duket qe eshte ja mbeturine greke-minoritar, ne Shqiperi, ja ndonje gjakprishur i paguar!
      Greqia, ne marreveshjen me Italine, na e morri te gjithe detin jon, shiko harten e marreveshjes, date 06/08/2020. Kur thua se ka ligje nderkombetare, prandaj te mosmerzitemi, se te pabeset e Kalit te Trojes, do te zbatojne ligjet nderkombetare atehere pse grekerit merren me shkembinj te pabanuar dhe guralece te zhytur? Ligji per detin i 1982, nuk i njeh te drejta te njejta, shelfit kontinental, qe ka ujerra territoriale nga 0-12 mil. dhe ishujve. Ishujt nuk e gezojne kete privilegj, sepse zbatohet koncepti i mases, gjatesise se bregut etj, jo me guralecet si Barketa, kete shfrytezojne te pabeset, i japin status shelfi, ishujve dhe vjedhin sa dhe ku te mundin, kete po bejne grekerit, me kete iku Joni, mjafton nje deklerate, note verbale ne KS OKB, ku greqia deklaron ujrrat e saj territoriale dhe kaq, s’ka fare nevoj per marreveshje dypaleshe, thjeshte fate accomply-fakt i kryer, kjo eshte procedure e njohur nderkombtarisht kur nuk arrihet marreveshje dypaleshe, kete tentoi greqia, ne vitin 1996, me Turqine. REAGIMI I TURQISE: CDO DEKLERATE QE greqia BEN NE TENTATIVE PER TE CUAR UJERRAT TERRITORIALE NGA 6-12 MIL. ESHTE DEKLERAT LUFTE, kaq e thjeshte, palikarijate, futen bishtin nenshale se bashku me sponsoret e tyre SHBA, BE, Izrael etj.
      Derri s’merr vesh me fjale derri do plumb!

    1. E ke kabim. Po te jet per kto, edhe pas 500 vitesh prap Saliu do e kete fajin.
      Saliu kishte te metat dhe budallalliqet e veta, por ky palloshi eshte komplet tjeter dimension.

  2. O vella kush shiti e kush bleu? Sa eshte çmimi i tokes, detit e ajrit? Ka 100 vjet qe ka llafe per shitje por nuk po dime se kush na bleu e ku jane parate? Dikur diku nje i lodhur nga shitjet e blerjet tha: Jam munduar boll me ju shit por nuk do kush me ju ble o horra! A mund dikush me me thane se sa km i kane mbet Shqiperise nga ato te shkreta 28 mije km?

  3. Ky kllouni kot mundohet qe te justifikoj kete vjedhje “diten me diell”, te territorit shqiptar, sepse ujrat territoriale jane territore sovrane, te njejta me hapsirat tokesore, duket qe eshte ja mbeturine greke-minoritar, ne Shqiperi, ja ndonje gjakprishur i paguar!
    Greqia, ne marreveshjen me Italine, na e morri te gjithe detin Jon, shiko harten e marreveshjes, date 06/08/2020. Kur thua se ka ligje nderkombetare, prandaj te mosmerzitemi, se te pabeset e Kalit te Trojes, do te zbatojne ligjet nderkombetare atehere pse grekerit merren me shkembinj te pabanuar dhe guralece te zhytur? Ligji per detin i 1982, nuk i njeh te drejta te njejta, shelfit kontinental, qe ka ujerra territoriale nga 0-12 mil. dhe ishujve. Ishujt nuk e gezojne kete privilegj, sepse zbatohet koncepti i mases, gjatesise se bregut etj, jo me guralecet si Barketa, kete shfrytezojne te pabeset, i japin status shelfi, ishujve dhe vjedhin sa dhe ku te mundin, kete po bejne grekerit, me kete iku Joni, mjafton nje deklerate, note verbale ne KS OKB, ku greqia deklaron ujrrat e saj territoriale dhe kaq, s’ka fare nevoj per marreveshje dypaleshe, thjeshte fate accomply-fakt i kryer, kjo eshte procedure e njohur nderkombtarisht, kur nuk arrihet marreveshje dypaleshe, kete tentoi greqia, ne vitin 1996, me Turqine. REAGIMI I TURQISE: CDO DEKLERATE QE greqia BEN NE TENTATIVE PER TE CUAR UJERRAT TERRITORIALE NGA 6-12 MIL. ESHTE DEKLERAT LUFTE, kaq e thjeshte, palikarijate, futen bishtin nenshale se bashku me sponsoret e tyre SHBA, BE, Izrael etj.
    Derri s’merr vesh me fjale derri do plumb!

  4. pasoja te “politikes’se shpellarit vucidolit Sali Ram Berisha..shit nafte serbise ,shit detin greqise vidh parate e shqiptarve ne skemat piramide,vrit ne gerdec vrit ne bulevard vrit ne gjah etj etj Ptu rrac e ndyre malokesh

  5. Pse nuk flet jevgu pashaj?ai qe cirrej kunder saliut per shitjen e detit.yt jevg komunist.i zi ne surrat e sterr ne shpirt.

  6. Greqia Italia Qipro dhe Franca dje dhe sote po bejne lojra/stervitje lufte ne Egje. Si kunderpergjigjie Turqia dhe Amerika sote bene dhe ata stervitje ushtarake ne Egje. Gjermania dje denoji acarimin me stervitje te tilla ne Egje (e kishte per palen greke jo per Turqit). Problemi eshte se ne nuk kemi peshe te tille, negocjatat tona nuk jane me Greqine por me interesat ekonomike prapa kesaj marveshje dhe jemi krejtesisht te paafte te mbrojme te drejtat tona dhe sikur te ishin thjesht me Greqine vetem negocjatat. Konventat nderkombetare interpretohen sipas qefit keshtu qe ska shume te beje, jane konventa ne “good faith” por kur ke te besh me Greqine e shovinizmin grek apo pretendime territorjale veshtire se rrespektohet e konventa nderkombetare.

  7. Po e ka mar Italia si referencë Othonoin ne nuk kemi nga ja mbajmë, por problemi ynë ishte se Othonoi vlerësohej njësoj si bregu yne kontinental, (më duket se Italia i ka dhën vlerë sa 80% e vlerës së tokës kontinentale, dhe çfarë është më për të qarë se për të qesh është pak vështirë kishin llogaritur dhe një shkëmb si Barketa me 100% të vlerës, ndërkohë që ky nuk duhet mar fare si referencë. Tani s’na mbetet gjë tjetër vetëm ti japim plotfuqishmërinë Rames ta bëj marrëveshjen dhe në fund të krahasojme vijën e Ramës me vijën e Salës&Bashës, po dolën njësoj apo po qe se Rama e ka bër më keq haram Ramës (unë s’besoj se Rama është kaq budalla), po doli që Rama ka fituar më shumë se Sala&Basha haram këtyre të fundit. Unë besoj se varianti i fundit ka gjasa të ndodh ndaj Meta s’ka për tja dhën plotfuqishmërinë Rames sepse do duket keq aleati i tij Basha, por dhe Meta vet s’është pa faj sepse direkt sapo erdhi në pushtet ku boja mbi marrëveshje nuk ishte thar akoma e mbështeti atë.

  8. Në Facebook janë patriotë, por në letra shesin interesat kombëtare. Në 27 prill të viti 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, me porosi të Sali Berishës, firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në fshehtësi të plotë, duke anashkaluar edhe Presidentin e Republikës. Në tetor të vitit 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e PS, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

    Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, Kuvendin me në krye Jozefina Topallin, Ministrinë e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin dhe Ministrinë e Jashtme me në krye Ilir Metën, i cili muajt e fundit ka veshur petkun e patriotit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtonte paktin detar dhe përfaqësohej nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, të ndihmuar nga kolonel Myslym Pasha, i vlerësuar më vonë nga Ambasada Amerikane për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesit kombëtar.

  9. O moj Shqypni e mjera Shqypni kush te ka zhytun me krye ne hi.
    I pa emer 12.30 komplet rrote kari.
    Fol per tradhetine qe behet sot.
    Eshe Saliu e beri per angazhimin e Greqise per BE ama veri marreveshje dhe foli Kushteruesja. Po ky?????????????. Pa marreveshje e pa kushtetuese.

  10. Fshehja e marrëveshjes dhe shmangia e Presidentit/ Pasi i fali detin Greqisë me firmën e Bashës, Berisha mblodhi Parlamentin për nder të Karamanlis,ti i ores se shurres 06:57 ti loqja e majte e salihut ai qe e shiti salihu me firme dhe ne fund u rrezua me vote 9 me 0,sot o loqe nuk ka asnje marveshje,nuk ka grup negociator se palaco tjeter likja nuk firmos ngritjen e grup it negociator dhe kjo I shkon pershtat grekut te salihut dhe likes o loqja e majte e salihut

  11. greqia vlerson oshijt njesoj si kontinetin,pra nga tre milje ne 12 milke ,pse nuk w ka bere me pare,o popull me shtyrjen 12 milje greqia shfrytezon edhe burimet natyrore per 24 milje.ai kari-zmatiku gjate a na jep dote shpjegime pse po e shtyn kufirin detar sot greqia, a preket shefti ekonomik i shqiperis,a preket zonat naftembajtese,pse i duhet deti greqis tani,te gjitha keto kane emrin burime ekonomike dhe energjitike,si dhe per ti treguar turqis qe vetem ti na hap probleme ne lidhje me marreveshjen e lozanes. nje popull qe jeton per partin do vdes ,do ta hane te gjalle me kete udheheqje qe kemi,suksese ne jete shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *