• |
ide | kryesore

Fiorentina ‘e madhe’: Higuain pasuesi i Batistutës në Franchi

-Instant, Sport



Jo vetëm Thiago Silva. Fiorentina mendon të bëjë gjëra të mëdha e lidea e fundit e presidentit Rocco Commisso është Gonzalo Higuain. Drejtuesit viola prej kohësh janë në kërkim të një sulmuesi me peshë e divorci i lajmëruar nga Pirlo mes argjentinasit e Juventus nuk ka kaluar pa vëmendje në Firence. Kështu, Pradè ka bërë menjëherë një sondazh për të kuptuar sa i realizueshëm është operacioni: pengesa më e madhe është rroga, duke qenë se Pipita fiton 7,5 milionë euro në sezon. Shifra jashtë parametrave të Fiorentinës.

Idea është ajo për ti kërkuar bardhezinjve të kontribuojnë pjesërisht për pagesën e lojtarit në skadencë kontrate vitin e ardhshëm me Juventus. Lëvizje e vështirë, edhe pse sulmuesi është pranë zgjidhjes së kontratës, por Fiorentina ka ndërmend të bëjë një tentativë për ti dhuruar Higuain teknikut Iachini e një ëndërr tifozëve, duke sjellë një argjentinas për ti kujtuar kohët e arta të Gabriel Omar Batistutës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *