• |
ide | kryesore

Ibrahimovic arrin akordin me Milan: kjo ishte lëvizja inteligjente e klubit që bindi suedezin

-Instant, Sport



Milan e Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë përpara së bashku. Rinovimi i kontratës së qendërsulmuesit suedez është gjithnjë e më pranë e palët kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara në orët e fundit, duke iu afruar e duke lënë të kuptohet një akord i shpejtë rinovimi. Shifrat e operacionit nuk kanë ndryshuar, flitet për 6 milionë euro në total për një vit, por janë modifikuar kushtet, duke ulur bonusin e duke ngritur pjesën fikse. Njoftimi pritet shumë shpejt.

Pas ditësh në fazë qetësie, me pozicionimet e palëvizshme në kërkesat e tyre nga Milan e Ibrahimovic, ka qenë një lëvizje e klubit kuqezi që lëvizi ujërat. Duke mbajtur të palëvizur ofertën prej 6 milionë euro, Milan ngriti lehtë pjesën fikse të akordit, duke ulur atë të lidhur me bonuset. Lëvizje që është vlerësuar nga Ibrahimovic e stafi i tij, aq sa për të gjetur një akord, që do të ratifikohet pas detajeve të fundit për tu kryer.

Ibrahimovic nuk u prezantua në grumbullim për sezonin e ri në pritje të kuptonte situatën e tij, por njoftimi për rinovimin duket tashmë cështje orësh, ashtu si rikthimi në Milanello i suedezit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *