• |
ide | kryesore

Mitsotakis në Parlament: Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë sot në Parlamentin grek, sipas të cilës shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon.

Fjalimi i Mitsotakis u mbajt pak më parë në Parlamentin e Greqisë, i cili sot po ratifikon marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit.

Siç bën me dije “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili sipas tij do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh më tej Mitsotakis.

Greqia firmosi marrëveshjen e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike fillimisht me Italinë gjatë kësaj vere dhe më pas me Egjiptin duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, e cila më herët kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke ndare mes tyre një pjesë të Mesdheut.

Ndarja e Zonave Ekskluzive Ekonomike është edhe thelbi i konfliktit që ka Turqia me Greqinë, e cila sipas CNN mund të çojë vendet edhe në një luftë të armatosur. /ABC News



10 Comments

    1. Qe Edvin arumuni eshte TRADHETARE KJO DIHET , nuk ka gjak shqiptari , ka gjak BASTARD !
      E kujt mund ti ngjaje ?
      Dhe labet bejne beeee si delet!

  1. Suksese! Urime! Gezime! dhe Falenderime!

    Ato milje ishin te vdekura per Shqiperine e nuk u hynin pune kurkujt, Me mire ti marre nje shtet qe i perdor per dobi te shtetasve te saj se sa te jete det i vdekur pa vlere.

    Ecni merrni dhe ndonje gje tjeter se ka akoma 😉 Meritoni te merrni me shume.

    Well done Greks!

    P.S. Nje falenderim i vecante Saliut dhe Edvinit dhe nga i cike Likes. E gjithe merita eshte e tyre qe larguam nje pjese qe s’na takon.

  2. Kur beri marreveshje Berisha per vijen ndarese pre 6 milje, u quajt tradhetar. E cuan ne GjK dhe u hodh poshte. Ok. Po 12 milje ku do i marre greku se hapsira mes te dy vendeve nuk eshte e tille qe te lejoje 12 per sejcilin? Apo tani nuk ka GjK? Rama i ka hapur gropen vendit

  3. Kam vetem nje merak se mos e merr vesh kreypatrioti rilindas Muslym Pasha dhe na merzitet shume. E ndertoi gjithe profilin e vet tek ‘denoncimi” i paktit te Berishes dhe tani sipas stilit te fytit te Majkos, nuk i ndihet zeri. Po mbase e kam gabim dhe na “habit’ perseri duke ia vene fajin opozites.

  4. Kjo për faktin sepse ju dhe Partia Demokratike, nuk keni kuptuar asgjë nga qeverisja, edhe pse keni qenë në pushtet, nuk keni kuptuar asgjë nga përgjegjësitë kur qeveris, pasi ju gjithmonë jeni treguar të pangopur dhe të papërgjegjshëm. Sfido Doktorin Lulzim, pastaj nis dhe bëj karshillëk Edi Ramës. Je shumë larg tij, jo vetëm si kryetar partie dhe kryeministër, por edhe si fjalëmbajtur. Do të bindesh, kur tu votojnë shqiptarët.Vetem nje njeri ta jep firmen ty o geek I qelbur dhe ai eshte loqja e majte e salihut lulzimja,por Ai sot eshte ne drejtim te paditur

    1. Kryekari yt doje te thoje.Fatosi po e pret te bej ndonje dore domino cepave te Vienes.ai po shpreson nga fundi i shkurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *