• |
ide | kryesore

“Nuk jam fare i mërzitur, dua grupet e EL”: Egbo motivon skuadrën, por ja kush janë kundërshtarët

-Instant, Sport



Një humbje si ajo që mori Tirana në Air Albania, në raundin e dytë të Champions League, natyrisht që lë zhgënjim pas. Kundër Crvena Zvezda, bardheblutë bënë një performance impresionuese, shpenzuan shumë e në fund u dënuan nga një gol i marrë me goditje të ndaluar. “Ekipi ka fituar besim jashtëzakonisht të lartë – ka thënë Egbo pas ndeshjes -. Ka krijuar një personalitet dhe mentalitet fitues. Kemi tentuar deri në momentin e fundit për të ndryshuar fatin. Jam krenar çfarë kanë dhënë lojtarët, për të ndryshuar rezultatin.

Tekniku nigerian megjithatë nuk e bën dramë, duke tentuar ti japë motivimin e duhur të tijve, që tani duhet të kërkojnë të bëjnë po aq mirë, në një turne si Europa League, ku Tirana beson se mund të shkojë në fazën e grupeve: “I kam thënë çunave që nuk duhet mërzitur. Kështu e ka vendosur Zoti që do të ndodhë. Nuk jam mërzitur fare, jam shumë i kënaqur. Jeta vazhdon. Do të luajmë fatet tona, në Ligën e Europës. Dashtë Zoti mund të futemi në fazën e grupeve”, përfundoi Egbo.

Në fakt, për të njohur rivalët në kompeticionin e ri, Tirana duhet të presë që të përfundojnë dy turet kualifikuese të Europa League, ose më saktë data 1 shtator kur do të hidhet shorti i turit të tretë paraeliminator. Sipas asaj që saktëson Rregullorja e UEFA-s, në turin e tretë të turneut do të jenë prezente 20 skuadra: 10 do të jenë humbëset e turit të dytë kualifikues të Champions-it, ku bën pjesë tashmë edhe Tirana, ndërsa 10 skuadrat e tjera do të jenë 10 skuadra fituese të turit të dytë të Ligës së Europës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *