• |
ide | kryesore

OFL ultimatum tre ‘të fortëve’, i kërkon deklrimin e pasurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



OFL vazhdon punën. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



3 Comments

  1. Lulz!

    Galloshe e vjeter po bejm lajm – by policia politike, Ik ndaloni ato motorra qe bejne zhurme neper qytet e ato makina qe po qelbin me kancer rruget e Shqiperise, kolaudimi ka ngelur ne klase e keto u cojne njoftime hajduteve ruani **** se po vjen lugati.

    Nuk ka nevoje per reklame krimineleve pa shkolle, kapni kriminelet me kollare ne parlament qe mbajne peng jeten e qe mbushin xhepat me leke e me tendera, se me leke do te blejne bukurine e perjetshme, do zbukurojne fytyren e tyre prej derri te kuq, biles me leke do te blejne edhe vdekjen duke i shtyre daten.

    Pika shtetit te bananeve dhe propagandes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *