• |
ide | kryesore

Premtimi i Ramës për rritje pagash, reagon Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha reagoi sot pas premtimit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama, nga Spitali Infektiv, se do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme pagat për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Basha shkruan në ‘Facebook’ se rritja e pagave të tyre është jetike, por sipas tij, ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale, pasi mjekët kanë nevojë për mbështetje.

Teksa thekson se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’i trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor, kryedemokrati premton se “Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve”.

Reagimi: 

Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ti trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon.

Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara



3 Comments

  1. Basha: Kur të jem unë kryeministër pagat për bluzat e bardha 1200 euro.premtim se e di qe nuk do behet ndonjehere kryeminister

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Ver Llapa ne variantin e Ministrit te Financave!Si gjithmone,premtim nen efektin e droges.Ku do ti gjeje Leket supermashtruesi drogaxhi Edvin Escobar D’Rama?Rrogat rriiten çdo Vit,shkalle shkalle dhe jo me fushta dhe propagande demagogjike.Shteti shqiptare eshte trokë,i mbytur ne borxhe.Edvin Escobar D’Rama ka genjyer,
    genjen dhe vetem do te genjeje.
    Në kulmin e borxheve të Shqipërisë (mbi 17 pikë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor para krizës),
    ku rritja e rreziqeve për shkak të PPP-ve pa kriter, me cilësi të dobët dhe pa transparencë na çon mbi
    30 pikë mbi mesataren e rajonit, qeveria gatit kërkesën për 80 milionë euro të tjera borxhe ndaj Bankës
    Botërore për të mbikqyrur PPP-të, që ka dhënë vetë!!!
    Mjeku Tritan Kalo deklaroi me 15-07-2020, “PËR RIKUJTESË paga ime NUK është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013”.

  3. JU te PD tregoni c’do te beni , dhe para se ti realizoni po i kopjon Edvini dhe po i realizon para jush.

    Hajde sallate hajde 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *