• |
ide | kryesore

Sherri me shqiptarët në Mykonos, fundos Maguire: Anglia nuk e grumbullon, dënohet 21 muaj burg me kusht

-Instant, Sport



Nuk ka përfunduar mirë për Harry Maguire, kapitenin e Manchester United. Mbrojtësi anglez, protagonist i një rrahje me një grup shqiptarësh që bëri xhiron e botës, në Mykonos, është gjykuar fajtor për agresion të rëndë, rezistencë ndaj arrestimit e tentativa të vazhdueshme korrupsioni në bisedat me policinë në ishulln grek të Syros. Maguire, që është lënë i lirë në fundjavën e kaluar, është dënuar 21 muaj e 10 ditë burgim, të pezulluara me kusht. E ndërkohë, tekniki i Anglisë Southgate e ka përjashtuar nga të grumbulluarit për Nations League.

Sipas akuzuesve, lojtari pas një sherri është ndaluar nga agjentët e policisë, të cilëve i ka bërë rezistencë duke i thënë frazën klasike “ju nuk e dini kush jam unë”, duke arritur edhe ti ofrojë para për ta lënë të qetë.

Sipas avokatit të Maguire, lojtari, i vëllai e një mik janë futur në panik pasi kanë zbuluar se e motra Daisy ishte droguar nga një grup shqiptarësh. Në atë pikë, kanë thërritur një taksi për ti cuar në spital, por shoferi i ka cuar në rajonin e policisë ku të tre janë zënë me grushte e kanë ofenduar deri në tentativën e korrupsionit – kjo sipas asaj që dëshmojnë agjentët. Për avokatët bëhet fjalë për një keqkuptim nga ana e anglezit, me lojtarin që i referohej ndonjë lirimi me kusht.

Maguire ka bërë të ditur menjëherë se do ta ankimojë dënimin: “Kam besim se mund të dëshmoj pafajësinë time në këtë cështje në të cilën unë e familjarët e mi jemi viktimat” ka deklaruar ai. I vëllai Joe e miku që e shoqëronte janë dënuar 13 muaj.

SOUTHGATE: “MAGUIRE I PËRJASHTUAR NGA TË GRUMBULLUARIT”
Dënimi i ka kushtuar grumbullimin me Anglinë Maguires që nuk do të marrë pjesë në sfidat e Nations League kundër Islandës e Danimarkës. “Në dritën e zhvillimeve të kësaj mbrëmje, mund të konfirmoj se e kam përjashtuar Harry Maguire nga skuadra për ndeshjet kundër Islandës e Danimarkës”, kanë qenë fjalët e teknikut anglez Southgate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *