• |
ide | kryesore

SPAK nis hetimet për inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK nis hetim për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Hetimet që po i zhvillon prokurori Dritan Prenci mësohet se po zhvillohen për shkelje të barazisë në tendera.

Mësohet se janë çuar shkresa në disa institucione, si QKB dhe do merret edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pasi të mblidhet gjithë dokumentacioni, pritet që të nisë hetimi nga SPAK.

Burime nga SPAK thonë që në fillim të shtatorit pritet të merren në pyetje personat e përfshirë.

Kujtojmë që më herët ka pasur një kallëzim nga Nisma Thurrje për inceneratorin e Fierit por mësohet se hetimi i SPAK do të shtrihet për të tre tenderat e inceneratërëve, pasi ngrihen dyshime se janë dhënë pa garë.

Lexo më tej: 

Afera me inceneratorët/ A do ta mbajë Rama premtimin për të dhënë dorëheqjen (VIDEO) 

A mund të kemi drejtësi të paktën sa në Zimbabve? Inceneratorët paditen ne SPAK 

Kujtojmë që tre inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë një vlerë 170 milion euro dhe kjo pritet të jetë një nga çështjet e nxehta që mund të përfshijë persona të njohur edhe nga politika.



1 Comment

  1. Dhe kjo ceshtje do pushohet si te tjerat per mungese provash.SPAK eshte thjesht te legjitimoje ligjerish cdo vjedhje dhe abuzim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *