• |
ide | kryesore

Arrestohet për korrupsion drejtori i Tatimeve të Korçës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një operacion të policisë së Korçës nën drejtimin e SPAK-ut është vënë në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Operacioni ishte në kuadër të procedimit penal të referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë.

Në pranga është vënë Thoma Tontonozi, 58 vjeç Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe Stjuart Bardhoshi, 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.

SPAK bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit nga ana e policisë së Korçës ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg” për dy shtetasit e mësipërm.

Hetimet zgjatën një muaj dhe janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive. Kundrejt ryshfetit ata u kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.

Nën drejtimin e SPAK, vijojnë hetimet për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Po ndonje roje te dera nuk gjeten? Te benin ndonje supe peshku te pakten? Pse mo, per keta u krijjua SPAKu i famshem. 4 peshkaqene ka Shqiperia dhe nje tufe peshqish te medhenj te shperndare neper partite politike dhe sisyemin e drejtesise, i njohin te gjithe. Me keta te merret SPAK, jo me cironkat e Korces

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *