• |
ide | kryesore

Bayern del jashtë garës për Lionel Messi: “Është jashtë mundësive tona”

-Instant, Sport



Vendimi i Lionel Messi për tu larguar nga Barcelona ka ndezur oreksin e klubeve të mëdha të Europës, por jo të Bayern Mynih. Pas triumfit në Champions, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur gjatë për Tuttosport, duke e vënë theksin tek merkato e bavarezëve, ku ka përjashtuar ardhjen në Allianz të Messi: “Nuk mund të paguajmë një lojtar të të tilla dimensioneve – ka shpjeguar -. Nuk bën pjesë në politikën tonë e në filozofinë tonë”.

Një deklaratë që e nxjerr skuadrën kampione të sapokurorëzuar të Europës jashtë garës për kampionin argjentinas. Kështu, Manchester City, PSG e Inter, duhet ti bëjnë llogaritë me njëri tjetrin, gjithnjë nëse Barcelona nuk gjen një mënyrë për ti ndryshuar mendjen kapitenit të saj.

Gjithësesi Rummenigge ka dhënë konsideratën e tij edhe për lojtarë të tjerë që janë të përfolur në kampin bavarez: “Për Perisic ka kohë, ndërsa për Brozovic no comment – ka thënë drejtuesi i Bayern – . Khedira është një djalë i mirë, një fitues, por nuk jemi të interesuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *