• |
ide | kryesore

Fitorja e dytë e Sevilla ndaj Inter: ja skuadra e vitit në Europa League

-Instant, Sport



Afërsisht një javë pas mbylljes, me fitoren e Sevilla ndaj Inter në finalen e Këlnit, UEFA ka komunikuar listën e 23 lojtarëve më të mirë të sezonit të Europa League, stiluar nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s, që kanë formuar organikën e skuadrës së vitit në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian. E përsëri andaluzinët, me 8 lojtarë prezentë, kanë mundur zikaltrit (6).

Skuadra që ka numrin më të madh të lojtarëve prezentë është Sevilla (portieri Bounou, mbrojtësit Reguillon, Navas e Koundé, mesfushori Banega e sulmuesit Ocampos, Munir e de Jong), ndërsa Inter përfaqësohet me Handanovic, De Vrij, Barella, Brozovic dhe dyshen e sulmit Lautaro Lukaku. Zhgënjen Manchester United: në listë figurojnë vetëm emrat e Marcus Rashford, Fred e Bruno Fernandes. Më keq se Red Devils është Roma, që e mbylli sezonin me një eleminim në 1/8 e finales e zero lojtarë të vlerësuar. Dy lojtarët prezentë të Bayer Leverkusen, 1 secili për Basel, Shakhtar Donetsk, Copenaghen e Wolverhampton.

ORGANIKA E SELEKTUAR:
Portierë: Samir Handanovic (Inter), Yassine Bounou (Sevilla), Karl-Johan Johnsson (Copenhagen).
Mbrojtës: Sergio Reguillon (Sevilla), Jesus Navas (Sevilla), Stefan de Vrij (Inter), Conor Coady (Wolverhampton), Jules Koundé (Sevilla), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).
Mesfushorë: Bruno Fernandes (Manchester United), Ever Banega (Sevilla), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Fred (Manchester United), Taison (Shakhtar Donetsk), Nicolò Barella (Inter), Marcelo Brozovic (Inter), Fabian Frei (Basilea).
Sulmues: Romelu Lukaku (Inter), Lautaro Martinez (Inter), Marcus Rashford (Manchester United), Lucas Ocampos (Sevilla), Munir (Sevilla), Luuk de Jong (Sevilla).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *