• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në seancën për pasuritë e Ylli Ndroqit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa sot u la në fuqi vendimi për 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit, në seancën gjyqësore kishte edhe një monitorues nga ambasada amerikane.

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për sekuestro të pronave të Ylli Ndroqit.

Kur SPAK sekuestroi befasisht pasurite e bosit të Yldon Media Group, reagimi nga blloku i Ndroqit qe i ashpër dhe i menjëhershëm. Ndaj SPAK u hodhën akuza të rënda për sulm politik. Ambasada amerikane reagoi duke thënë se mbështet plotësisht SPAK dhe nga çështje të të profilit të lartë priten kundërpërgjigje të forta.

Ndroqi kërkoi shfuqizimin e vendimit të shpallur më 1 gusht nga Shkalla e Parë dhe heqjen e sekuestrove të 26 pasurive. Ankimimi u shoqërua me 6 fashikuj voluminozë që vërtetojnë se pasuria e klientit të tij, Ylli Ndroqi është 100 % e ligjshme. ©Lapsi.al 



10 Comments

  1. Në Facebook janë patriotë, por në letra shesin interesat kombëtare. Në 27 prill të viti 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, me porosi të Sali Berishës, firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në fshehtësi të plotë, duke anashkaluar edhe Presidentin e Republikës. Në tetor të vitit 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e PS, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

    Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, Kuvendin me në krye Jozefina Topallin, Ministrinë e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin dhe Ministrinë e Jashtme me në krye Ilir Metën, i cili muajt e fundit ka veshur petkun e patriotit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtonte paktin detar dhe përfaqësohej nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, të ndihmuar nga kolonel Myslym Pasha, i vlerësuar më vonë nga Ambasada Amerikane për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesit kombëtar.

  2. po teto Aneta vdiq e re e ngrata e?
    As nuk e mori vesh i kujt eshte Gregu….!
    Dhe s’e kapi dot as rekordin e Nexhmijes!

  3. Fajin e ka Pronari Ndroqi,qe sic duket,nuk i ka dhene racionin,sic ja japin te tjeret (kolege nga mediat e tjera shqiptare),dhe e ka detyruar ambasadoren Kim,te shkoje ne jug per pushime dhe te pije kafe e te haje gliko (qyl),se sic duket ,paga,nuk i del me perballue cmimet e jugut…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *