• |
ide | kryesore

Guardiola thërret Bonucci-n: mbrojtësi i Juventus refuzon City-n

-Instant, Sport



Një tratativë e vërtetë nuk është bërë kurrë, por Manchester City ka menduar gjithnjë për Leonardo Bonuccin e kjo verë nuk ka bërë përjashtim. Në ditët e kaluara, në fakt, klubi anglez është bërë i gjallë duke kontaktuar stafin e lojtarit për të kuptuar nëse janë mundësitë për tia rrëmbyer Juventusit e për ta marrë në organikën e Pep Guardiola. Bonucci, sidoqoftë, ka refuzuar ftesën për tu ulur në tavolinë, për më tepër që lojtari ka një kontratë të rinovuar deri në 2024.

Me qetësinë e prapavijës, bardhezinjtë hedhin sytë për të përforcuar sulmin. Edin Dzeko, objektivi kryesor i merkatos së Paratici, do të takohet me drejtuesit e Romës. Me klubin verdhekuq, boshnjaku do të bisedojë për të ardhmen. Pirlo, nga ana e tij, është i bindur se Dzeko është funksional për lojën e tij e nuk dëshiron të heqë dorë. Por qendërsulmuesi verdhekuq është shumë i lidhur me Romën e kjo është një pengesë shumë e madhe.

Alternativa mbetet një: Milik që nga Napoli dëshiron të largohet. Është edhe Cavani, por e kaluara e Matador si napoletan nuk e lejon të bëjë një zgjedhje të tillë, ose të paktën kështu është shprehur. Gjithnjë në temën sulmues, është momenti i rikthimit për Moise Kean, pas një viti tek Everton pa shumë sinjale premtuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *