• |
ide | kryesore

Kosova shtyn nisjen e vitit të ri shkollor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Viti i ri akademik në Kosovë është shtyrë për në datën 14 shtator. Ky veprim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky njoftim është bërë i ditur nga ministri i Arsimit Ramë Likaj, pasi ka rënë dakord me Institutin Kombëtar te Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Ai shkruan në njoftimin e tij se shtyrja është bërë për kujdesin e shëndetit të personelit të shkollave, nxënësve dhe qytetarëve.

“Ne kemi raporte strikte të përshkruara në mënyrë të kjartë për respektimin e masave kundër Covid-19. Nuk jemi duke e shtyrë fillimin e vitit shkollor për shkak se kemi ndonjë koment me ndonjë tjetrin. Qëllimi është vetëm të kujdesemi për shëndetin e personelit të mësimdhënësve dhe të shkollave, nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë Ministri Likaj.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se kushdo që ka probleme shëndetësore të mos paraqitet në shkollë.

“Pakoja buxhetore që është aprovuar nga qeveria e Kosovës parasheh që mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore, të mos paraqiten në procesin arsimor, të kujdesen për shëndetin e tyre sepse janë ndarë mjetë buxhetore që këta mësimdhënës të mbulohen”, sqaroi ministri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *