• |
ide | kryesore

Përzgjedhja e kandidatëve të PD për deputetë, përfundon faza e parë

-Instant, Lajme, Paparazzi, Të fundit



Komisioni i Vlerësimit, i ngritur në Partinë Demokratike për vlerësimin e propozimeve të anëtarësisë së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, përfundoi dje fazën e parë të seleksionimit.

Nga rreth 3600 propozime të bëra nga anëtarësia e PD-së, mësohet përmes burimeve se vetëm rreth 1000 kandidatë kanë kaluar fazën tjetër. Tirana, e cila përfundoi dje, ishte qarku i fundit që u filtrua nga 5-shja Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli dhe Mark Marku.

E-MAILI

Kandidatët për të qenë pjesë e listës së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, të cilët kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit, janë njoftuar nga Komisioni i Përzgjedhjes përmes një emaili, ku iu konfirmohet se kanë kaluar fazën e parë dhe kanë detyrim që brenda 5 ditëve të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

Për disa qarqe si Kukësi, Dibra, Berati, Shkodra, faza e parë ka përfunduar më herët dhe u ka shkuar më herët formulari i vetëdeklarimit dhe dje kandidatëve u ka përfunduar afati për t’ia dorëzuar të plotësuar Komisionit të ngritur në PD.

Gazeta “Panorama” publikoi pak ditë më parë edhe përmbajtjen e emailit që u ka shkuar kandidatëve.

“E/I nderuar. Në vijim të propozimit tuaj, nga anëtarët e PD-së dega …….., me vendim të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve, ju njoftojmë se jeni kualifikuar në fazën e parë të shqyrtimit të kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike. Bashkëlidhur gjeni për plotësim formularin e vetëdeklarimit për kandidim, sipas udhëzimit nr. 60, datë 25.06.2020, të Kryesisë së Partisë ‘Për miratimin e rregullave për realizimin e procedurës së propozimit, konsultimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror dhe lokal’”, thuhet në emailin e dërguar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit.

Më tej, ata i kujtojnë çdo kandidati detyrimin që ta plotësojnë formularin brenda 5 ditëve, pasi në të kundërt, mosdorëzimi qoftë elektronikisht, qoftë në versionin fizik i formularit të plotësuar, nënkupton tërheqjen nga gara të kandidatit.

“Sipas udhëzimit, formulari duhet të dorëzohet i plotësuar në rrugë elektronike në adresën [email protected] apo dorazi pranë Sekretariatit Organizativ të Partisë në selinë qendrore, brenda 5 ditëve nga marrja e këtij njoftimi. Mosdorëzimi në kohë i formularit të vetëdeklarimit nënkupton heqje dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm. Lutemi që plotësimi të bëhet elektronikisht ose me shkrim të qartë dhe të kuptueshëm. Dorëzimi me e-mail konsiderohet nënshkrim nga ana e kandidates/it”, vijon njoftimi me e-mail për kandidatët.

Ky njoftim nuk u ka shkuar të gjithë atyre kandidatëve që 10 vitet e fundit kanë pasur mandatin e deputetit ose të kryetarit të bashkisë, pasi më herët në shtet e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit për pasurinë dhe dekriminalizimin. /panorama



7 Comments

  1. Në Facebook janë patriotë, por në letra shesin interesat kombëtare. Në 27 prill të viti 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, me porosi të Sali Berishës, firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në fshehtësi të plotë, duke anashkaluar edhe Presidentin e Republikës. Në tetor të vitit 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e PS, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

    Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, Kuvendin me në krye Jozefina Topallin, Ministrinë e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin dhe Ministrinë e Jashtme me në krye Ilir Metën, i cili muajt e fundit ka veshur petkun e patriotit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtonte paktin detar dhe përfaqësohej nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, të ndihmuar nga kolonel Myslym Pasha, i vlerësuar më vonë nga Ambasada Amerikane për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesit kombëtar.

    1. Po teto Aneta vdiq e re e ngrata?
      Dhe s’e mori vesh i kujt ishte Gregu????
      As rekordin e Nexhmijes s’e kapi…..

  2. Keta qe kane kaluar jane te gjithe qe nuk pine alkool. Shkurt, kandidate per deputet me origjine nga arabia. Keta do pijne vetem caj dhe punet ky vend i ka te rregulluara. Nuk e di se cmund te ndodh me nje profesionist te zotin nese ka deshire ti lagi pak buzet me alkool.

  3. Kemi shum opsione zgjedhjeje ama ju vetem dy.Dhe te dyja te shkatrojn…megjithate jam e kenaqur per zgjedhjen e albanistanezeve pasi me shum se kaq kurr nuk e kan meritu… epo kjo eshte dynjaja..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *