• |
ide | kryesore

Pogba i infektuar me Covid: Deschamps e lë jashtë Francës

-Instant, Sport



Edhe Paul Pogba e Tanguy Ndombele kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Lajmi vjen nga l’Equipe, sipas të cilit lojtarët janë asimptomatikë e në izolim. Mesfushorët e Manchester United e Tottenham duhet të qendrojnë në karantinë të paktën për 14 ditë e nuk janë grumbulluar nga Didier Deschamps për impenjimet e ardhshme të kombëtares së Gjelave kundër Suedisë e Kroacisë. Në vend të Oktapodit e ish-lojtarit të Olympique Lione tekniku i Francës ka thërritur të riun Eduardo Camavinga (17 vjec) e Adrien Rabiot.

Pas një viti mungesë, Pogba duhet të bënte rikthimin në kombëtare pikërisht këto ditë, por testet mjekësore të cilave i është nënshtruar të mërkurën përpara grumbullimit kanë bllokuar gjithcka, duke e detyruar lojtarin të bënte një ndalesë të detyruar për të paktën 14 ditë. I njëjti fat edhe për Tanguy Ndombele, edhe ai pozitiv në kontrollet për covid.

LISTA E FRANCËS:
Lloris, Maignan, Mandanda – Digne, Dubois, L. Hernandez, Kimpembe, Lenglet, F. Mendy, Upamecano, Varane – Camavinga, Kanté, Nzonzi, Rabiot, Sissoko – Aouar, Ben Yedder, Giroud, Griezmann, Ikoné, Martial, Mbappé.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *