• |
ide | kryesore

Reagime në Mal të Zi/ Deklaratat e Ramës dhe Cakajt po përçajnë shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditët e fundit ka pasur një angazhim intensiv të Tiranës zyrtare për zgjedhjet parlamentare të së dielës në Malin e Zi. Kanë qenë disa mesazhe nga kryeministri Edi Rama që kanë tërhequr vëmendjen.

Fillimisht ai shpërndau një mesazh në gjuhën serbe dhe angleze duke i dhënë mbështetje partisë së Milo Gjukanoviç dhe duke mos thënë asnjë fjalë për shqiptarët. Pas reagimeve që kjo shkaktoi Rama nxori një ditë më pas një tjetër video ku bënte thirrje për dalje masive të shqiptarëve në zgjedhje dhe për të mbështetur “Listën shqiptare”.

Por në zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi janë dy koalicione shqiptare që garojnë. Njëri është Lista Shqiptare” (Alternativa, Forca, LDSH) dhe tjetri “Bashkë Nji Za” (PD, UDSH, LDnëMZ). Në deklaratën e tij Rama kërkoi që të votohej vetëm njëri koalicion.

“Ju bëj thirrje të mos e lini për asnjë arsye pa e ushtruar të drejtën e votës suaj dhe ta mbështesni sa më fuqimisht Listën Shqiptare. Ajo listë nuk është thjesht një mbledhje partish shqiptare, po lidh për herë të parë Malësinë dhe Ulqinin në një grupim të vetëm e si rrjedhojë, lidh bashkë shqiptarët në ato treva për të mbështetur njeri-tjetrin dhe drejtimin euroatlantik të Malit të Zi” – shprehej Rama duke shtuar:

“Vëllezër e motra, përfshihuni, përfshihuni, përfshihuni dhe të dielën dilni nga shtëpia për të mbështetur Listën Shqiptare dhe mbrojtur e forcuar partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanovic, për një Mal të Zi pro-perëndimor e demokratik”.

Edhe zëvendësi i Ramës në ministrinë e Jashtme i shkoi pas të njëjtës linjë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim ????” – shkroi Gent Cakaj në Facebook.

Këto deklarata kanë shkaktuar menjëherë reagime në Malin e Zi. Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëkohësisht anëtar i koalicionit shqiptar “Bashkë Nji Za”, Mehmed Zenka, i ka quajtur këto qëndrime si shqetësuese, të rrezikshme dhe përçarëse.

“Me sjelljet e juaja po i thelloni përçarjet mes nesh çka është tepër e rrezikshme për shqiptarët në Mal te Zi. Edhe koalicioni shqiptar “Bashke nji za” shtrihet në të gjitha trevat e Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët me degë dhe organe tjera partiake, gjithashtu jemi parti të cilat jemi më të vjetra në Mal të Zi (fillimet e viteve ’90) dhe kemi përkrahur të gjitha proceset pozitive integruese Euroatlantike të Malit të Zi” – shkruan Zenka në një mesazh në Facebook.

“Kur nuk keni qenë kurrë të zotët që të na ndihmoni dhe mbështesni në realizimin e aspiratave tona politiko-ekonomike, atëherë ju lutemi mos na dëmtoni duke nxit përçarje me sjelljet e juaja tejet destruktive për ne shqiptarët në mal të zi” – e mbyll ai. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zgjedhje 2020/ Laku po shtrëngohet për Milo Gjukanoviçin

https://www.facebook.com/mehmedzenka/posts/1469861936557275



5 Comments

  1. CA THONE SE GENT CAKAJN PO E PERDOR LINDA RAMA DUKE E FUTUR NE SHTEPI GJOJA PER TE LOZUR ME ZAHON,DERI SA ZAHA TE JA FUT GJUME DHE PASTAJ LINDA RAMA DHE EDI RAMA E FUSIN NE MES NE SHTRAT,POR KA CA THONE SE GENT CAKAJ IK ME FUGEN TE SHTEPIA E YMER GELBAZA KELLIRES,DHE KUR BEHET VONE ,YMERI JU THOTE DJEMVE TE TIJ FUTENI NE NJE DHOME ME GENTIN DHE BENI QEF SE UNE PO FUTNA NE NJE DHOME ME SAGUR FUGEN

  2. Sa te poshter jeni!

    Rama ka kerkuar pjesmarjen ne votime duke bashkuar votat shqiptare.
    Ku qendron percarja ketu!?
    Funderina!

    1. Funderrine je ti dhe rraca jote e felliqur mavi. Degjoje mire more hajvan se si i thur lavde liderit Malazez. Po t’i kishte bere Berisha keto deklarata do ishit cjerre per mungese patriotizmi, per nderhyrje ne punet e brendshme dhe tradheti idealesh. A e njihni turpin, apo jeni mesuar ta hani me buke?

    2. Funderrinat e pi…. te sat’eme,or koqe kandari I Nastradin Rames.Megjithese n’Mal te Zi nuk e pjerdh kush Edvin shkerdhaten,por meqenese foli,duhej te fliste per te gjithe dhe jo vetem per Listen Shqiptare.
      Milua dhe Edvinua, Jane kampionet e korrupsionit n’Ballkan e ma gjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *