• |
ide | kryesore

Rekord shqiptar në Europë: të gjitha skuadrat tona kalojnë një raund

-Instant, F1, Sport



Tirana në Champions e sonte tre të tjera Teuta, Kukësi e Laçi kanë futur Shqipërinë në histori, sa i përket kompeticioneve europiane. Asnjëherë më parë të gjitha skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në këto kompeticione, Champions e Europa League, nuk kishin arritur të kalonin bashkë raundin e parë.

Gjithcka nisi në Tbilisi ku Tirana kaloi në raundin e parë të Champions, Dinamon në transfertën gjerogjiane. Bardheblutë u eleminuan vërtetë në raundin e dytë nga Crvena Zvezda, por do të vazhdojnë aventurën europiane në raundin e tretë të Europa League.

Pas bardhebluve, raundin e dytë e arriti edhe Teuta. Skuadra e Martinit mposhti 2-0 Beitar Jerusalem, duke i lënë radhën në mbrëmje Laçit dhe Kukësit për të kaluar turin e parë në kontinent. Kurbinasit e Cungut ia dolën pas 120 minutash lojë e goditjeve të penalltivë, të nxirrnin jashtë në transfertë azerët e Keshlas, ndërsa në Air Albania Kukësi likuidon 2-1 bullgarët e Slavias së Sofies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *