• |
ide | kryesore

Video/ Kualifikim heroik i Laçit: me 10 lojtarë për 50 minuta ‘hakmerret’ ndaj Keshlas me penallti

-Instant, Sport, Video



Kualifikim mes drithërimave në raundin e dytë të Europa League. Laçi ia del me një performancë heroike në Azerbaixhan, ku pas 0-0 së kohës së rregullt e shtesave, hakmerret ndaj Keshlas për eleminimin e 2015 (atëherë e kishte emrin Inter Baku) nga pika e bardhë e penalltive. Sherri rezulton blerja e goditur, me portierin që priti penalltinë e fundit të azerëve, për ti cuar kurbinasit në raundin e dytë.

Cungu tregohet edhe njëherë një strateg i pagabueshëm kur vjen puna tek ndeshjet europiane. Laci, pavarësisht se nuk mundi dot të përdorte nga minuta e parë një blerje si Mentor Mazrekaj, tregoi një soliditet organizativ për tu admiruar e njëkohësisht paralajmëron të gjithë se këtë edicion do të jetë akoma edhe më i fortë.

Nwabueze udhëhoqi skuadrën, si një lider i vërtetë, por pavarëëisht rasteve në të dy portat, për bardhezinjtë gjërat u vështirësuan në minutën e 72 kur Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Cungun me një lojtar më pak. Rezistenca e Lacit është e jashtëzakonshme, me kurbinasit që nuk u tërhoqën krejtësisht, por tentuar portën kundërshtare, duke e cuar ndeshjen në shtesë e më pas me penallti. Për tu sinjalizuar edhe kartoni i kuq i minutës së 112 i Alyev që nuk mundi të ndalte ndryshe Albion Markun.

Asnjë gabim nga pika bardhë për të përzgjedhurit e Cungut: Nuabueze, Lushkja, Donald Rapo, Mazrekaj e Ignjatovic shënuan të gjithë, duke i besuar Sherrit që priti penalltinë e fundit dhe kualifikoi Laçin.

FORMACIONET

KESHLA: Namasko, Qirtimov, Bojoviç, Alijev, Salahil, Kamara, Klots, Isgandarli, Hadzhijev, Artut, Mfutila,

LAÇI: Sherri, Turkaj, Selmani, Ignjatoviç, Marku, Lushkja, Ramos, Deliu, Teko, Xhixha. Nuabueze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *