• |
ide | kryesore

Video/ Super-gol i Cooper kualifikon Kukësin: Gega gjen zëvendësimet që fundosin Slavian

-Instant, F1, Sport, Video



Kukësi shkon në raundin e dytë të Europa League, duke mposhtur 2-1 Slavian e Sofias. Në Air Albania Blutë bëjnë një përfaqësim të rëndësishëm dhe ndëshkuan bullgarët me Eze e Cooper, por merita më e madhe i takon teknikut Gega, që gjeti zëvendësimet e duhura duke vendosur ndeshjen me Gashin e ganezin, në debutimin e tij në pankinën e veri-lindorëve.

Bullgarët nuk arritën të bënin shumë përballë një kundërshtari të organizuar, që me Rrocën e Eze mundohej të krijonte hapësira, por nëse në të majtë gjëerat funksiononin si duhet, në krahun e Gavazajt mekanizmi ishte në ngërc. Nuk është se Slavia bëri dicka për të trembur Xhikën, që pati përballë një digë të vërtetë me Obanor e Horic. Prezantim i rëndësishëm i Telushit, por ndeshjen e zgjidhi Gega me nuhatjen e një tekniku të sprovuar.

Gashi që me fillimin e pjesës së dytë ishte sinjali i një lëvizje të menduar, që nuk vonoi fare të jepte efekt. I tij depërtimi në minutën e 56, që detyroi mbrojtësin ti shkaktonte 11 metërsh. Eze nuk gabon mundësinë për të debutuar me gol me fanellën e Kukësit, por bullgarët u kthyen në lojë në të 81 me golin e Krastev, që ndëshkoi Xhikën atëherë kur nuk pritej. E pikërisht këtu qendron edhe merita e kualifikimit të Kukësit, sepse skuadra e Gegës nuk e ndjeu goditjen, nuk humbi arsyen, por kërkoi reagimin që erdhi nga këmbët e një tjetër zëvendësuesi. Cooper që mori vendin e Eze pak minuta më parë, në të 85 shënon super-golin që siguroi kalimin e kuksianëve në raundin e dytë të Europa League. E në këtë pikë, Gega e Gjici duhet të jenë më shumë se të kënaqur.

FORMACIONET

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Horiç, Obanor, Musta, Telushi, Gavazaj, Musolli, Limaj, Rroca, Eze

SLAVIA SOFIA: Stergiakis, Popadijn, Gamakov, Hristov, Patev, Stoev, Krastev, Vlaçev, Karabeljov, Krastev, Rangelov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *