• |
ide | kryesore

VIDEO/ Të shtëna armësh në Peqin, dasma alarmon policinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Krisma armësh u raportuan pasditen e sotme në fshatin Pajovë të Peqinit. Policia lokale u alarmua dhe shkoi në vendin ku u dëgjuan të shtënat. Ngjarja ishte raportuar pranë një karburanti duke shkaktuar edhe panik te njerëzit, por kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes është përballur me një histori tjetër.

Arma ishte shkrepur nga një biznesmen gjatë një ceremonie martesore që po ndodhte në atë zonë. Edhe pse dasmat janë të ndaluara për shkak të pandemisë, ato vijojnë të organizohen nga qytetarët. Policia ka shpallur në kërkim biznesmenin që ka qëlluar me armë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *