• |
ide | kryesore

Zgjedhje 2020/ Laku po shtrëngohet për Milo Gjukanoviçin

-Instant, Kryesore, Lajme



Zgjedhjet e së dielës janë procesi i pestë i zgjedhjes së parlamentit, që kur Mali i Zi shpalli pavarësinë dhe të njëmbëdhjetat që kur u vendos sistemi pluripartiak. Listat e zgjedhësve përbëhen nga emrat e 541 mijë e 232 votuesve. Mali i zi ka një sistem proporcional, në të cilin i gjithë vendi është një zonë e vetme zgjedhore. Pragu elektoral është 3%. Bashkë me zgjedhjet parlamentare, zhvillohen zgjedhjet lokale në bashkitë e Kotorit, Budvës, Andrijevicës dhe Gusinjes.

Në zgjedhjet parlamentare, votuesit do të zgjedhin mes 12 listave (gjashtë koalicione dhe gjashtë parti)

1) “Vendosmërisht për Malin e Zi”-DPS-Milo Gjukanoviç
2) “Për të ardhmen e Malit të Zi”- Fronti Demokratik, Partia e Popullit Socialist, Partia e Punëtorëve, Mali i Zi i Vërtetë, Malazezët e Bashkuar dhe kandidatë të pavarur
3) “Paqja është kombi ynë”, Demokratët, Demos, Partia e Pensionistëve dhe Invalidëve, Lëvizja e Majta e Re dhe Shoqëria e Teorive Politike
4) “Bardh e zi”- Lëvizja URA, CIVIC, Forumi Boka, Partia per Drejtësi dhe Pajtim dhe kandidatë të pavarur

5) Koalicioni i shqiptarëve “Koha është tani”, Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva

6) “Bashkarisht”- Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi

7) “Mali i zi i fortë”- Partia Social-Demokrate
8) Social-demokratët-Ivan Brajoviç- Ne vendosim”
9) “Partia e boshnjakëve”
10) Nisma Kroate
11) Partia Reformatore Kroate
12) “Snežana Jonica – Socialisët për Malin e Zi – Të jetojmë si Jugosllavë.©Përktheu Lapsi.al

Manipulimet me listat e zgjedhësve

Mali i Zi tradicionalisht ka pasur probleme me manipulimin e zgjedhjeve, kryesisht të lidhura me listat e votuesve. Anomalia është e tillë që një vend me një popullsi rreth 622 mijë banorë, ka jo më pak se 541 mijë e 232 votues të regjistruar. Por numri i popullsisë nga 0 deri në 18 vjeç rezulton se është rreth 140 mijë persona.

Prandaj, meqë pjesës tjetër në moshën adulte (541.232), i shtohet numri i të miturve nga 0 deri në 18 vjeç, atëherë na rezulton se popullsia e Malit të Zi është rreth 700.000.

Shoqatat joqeveritare kanë zbuluar mijëra votues fantazëm në listat e zgjedhësve, po aq votues të regjistruar dy herë apo të tjerë votues të vdekur. Gjithsesi, mijëra votues do ta kenë të vështirë të hedhin votën në kuti, për shkak të vendimeve të paligjshme që i kanë transferuar në qendra të tjera votimi. Po ashtu, është konstatuar se në bashki pranë kufirit, një numër personash që nuk janë rezidentë në Malin e Zi dhe që duhet të ishin çregjistruar, janë ende në listat e zgjedhësve.

Regjimi ka bërë disa ndryshime në ligjin për Listat e Zgjedhësve duke reflektuar rekomandimet e OSCE/ODIHR dhe për të parandaluar abuzimet, sepse Partia Demokratike e Socialistëve kishte nxjerrë ekstrakte nga lista për të llogaritur të ashtuquajturat votat e sigurta dhe votues që nuk ishin të saj, por njëkohësisht për të shtuar presionin dhe për të vënë në zbatim modele të ndryshme të blerjes së votës. Ndryshimet ligjore e kaluan kontrollin e listës së zgjedhësve tek Ministria e Brendshme, që gjithashtu kontrollohet nga e njëjta parti.

Analistët paralajmërojnë probleme masive me kartat e identitetit që prodhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe që mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme për të siguruar vota shtesë në mbështetje të PDS në pushtet. Raste të tilla janë të shumta, përfshi edhe filmime video.©Përktheu Lapsi.al

(Dis)harmonia ndëretnike në rrugën e Gjukanoviçit

Regjimi i Milo Gjukanoviçit shpesh vetëlavdërohet për një (dis)harmoni ndëretnike që ekziston në Malin e Zi. Këto konstatime të regjimit, si shumë të tjera, nuk reflektojnë realitetin në këtë vend multietnik dhe janë thjesht manipulime të fabrikuara për faktorin ndërkombëtar.

Është e ditur se 30% e popullsisë (serbë) është e poshtëruar, e margjinalizuar dhe e përjashtuar nga jeta social-politike, ndërsa 20% e popullsisë (boshnjakë dhe shqiptarë) janë “pengje” të regjimit të Gjukanoviçit, që i përdor disa boshnjakë dhe shqiptarë dhe familjet e tyre për të shijuar privilegjet dhe lidhjet me regjimin për të krijuar imazhin fals të nivelit të integrimit për të dy komunitetet, përmes të cilave në një farë mënyre mashtrojnë opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar për respektin e ndërmjetëm dhe (dis)harmoninë në Malin e Zi.©Përktheu Lapsi.al

Në fakt, si viktima të regjimit të Gjukanoviçit nga frika e kërcënimeve, boshnjakët janë të detyruar ta votojnë dhunuesin e tyre. Nominalisht, ka dëshmi dhe dokumenta që provojnë se si shefi i qeverisë së ardhshme të Malit të Zi, Gjukanoviç mori pjesë në punën e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes në Republikën Federale të Jugosllavisë, kësisoj kishte lidhje me krime lufte dhe krime genocidale që u kryen në Srebrenicë.

Ndaj, një pyetje e arsyeshme që mund të bëhet është, nëse boshnjakët kanë harruar, apo ata e pranojnë me ndërgjegje faktin se Milo Gjukanoviç ishte një prej bashkëpuntorëve më të afërt të Slobodan Millosheviçit dhe ka mbetur i vetmi zyrtar i lartë nga periudha e luftës që ende nuk është dënuar. Gjithsesi, për gjykimin e krimeve të luftës nuk ka limite kohore.

Historia e harmonisë së presupozuar ndëretnike në Malin e Zi është një sajesë e regjimit të Milo Gjukanoviçit sepse shumica e qytetarëve atje jetojnë në frikë dhe janë nën presion për ta “pranuar” fabulën e harmonisë ndëretnike.
Analistët besojnë se është e rëndësishme që në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët e Malit të Zi të bashkohen me gjithë ndasitë mes tyre dhe t’i kundërvihen pa frikë regjimit të ashpër të Gjukanoviçit dhe me një stilolaps në dorë ta rrëzojnë këtë regjim, që Mali i Zi të mos jetë më një vend që nuk e njeh ndryshimin sot e 31 vjet.

Kjo është arsyeja që zgjedhjet e ardhshme janë një shans që qytetarët të shpëtojnë nga frika. Shembulli i Maqedonisë së Veriut është prova se është e mundur të rrëzohet një regjim me një stilolaps në dorë ditën e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet parlamentare të Dhjetorit të vitit 2016, qytetarët e Maqedonisë, të bashkuar pavarësisht ndasive dhe të drejtuar nga LSDM e Zaev rrëzuan regjimin e Gruevskit, që kishte ngjashmëri me atë të Gjukanoviçit. Askush nuk duhet ta harrojë se ishte me ndihmën e regjimit të Gjukanoviçit që Nikola Gruevski u arratis nga Maqedonia.©Përktheu Lapsi.al

Fabrikimet e PDS për kundërshtarët politikë

Gjatë fushatës zgjedhore Milo Gjukanoviç dhe Partia Demokratike e Socialistëve i shtoi shpifjet dhe fabrikimet për kundërshtarët politikë, në veçanti lidhur me rrezikun e ekzistencës së shtetit malazez nga i ashtuquajturi projekti i Serbisë së Madhe, Kisha ortodokse serbe dhe Rusia.

Profesor Zarko Puhorski shkruan: “Nuk duhet harruar që në kohën kur Mali i Zi (i udhëhequr nga Gjukanoviç) nisi të veprojë njësoj si Austria pas Luftës së Dytë Botërore. Konkretish, u vetëshpall viktima e parë e Millosheviçit, njësoj si Austria u vetëdeklarua si viktima e parë e Hitlerit, por ato nuk janë asgjë më shumë se bashkëpuntore në luftë, si Austria, ashtu edhe Mali i Zi në të dy rastet respective”.©Përktheu Lapsi.al

Ende sot, Gjukanoviç vazhdon ta shesë të njëjtën histori për boshnjakët dhe për shqiptarët, jo vetëm në Malin e Zi.
Analistët besojnë se është e nevojshme të denoncohet regjimi i Gjukanoviç, sepse Mali i Zi është anëtar i NATO-s, ç’ka do të thotë se duhet të vërë në zbatin standartet më të larta demokratike, t’i kultivojë dhe t’i promovojë ato.

Fatkeqësisht, Mali i Zi është vite dritë larg këtyre standarteve. Është mashtrim pretendimi se Serbia do të sulmojë një shtet që është anëtar i aleancës më të madhe dhe më të fortë ushtarake në botë. Veç kësaj, Rusia asnjëherë nuk ka sulmuar një shtet të NATO-s, ndaj fabrikimet për armiq të jashtëm janë një konstante e regjimit të Gjukanoviç, që nisi të degradojë pikërisht pas anëtarësimit të tij në NATO.©Përktheu Lapsi.al

Rënia e mbështetjes për partitë kryesore

Deri tani, regjimi i Gjukanoviç ka qëndruar në pushtet me ndihmën e partive satellite, që herë kanë qenë në koalicion me të, e herë kanë luajtur rolin e opozitave fiktive.

Por sondazhet e fundit tregojnë një situatë krejt tjetër, një përmbysje të mbështetjes me 70%. Ekuilibrat e forcës mes bllokut në pushtet të regjimit dhe opozitës, janë në favor të kësaj të fundit. Megjithëse PDS ka fuqi financiar të pakufijshme dhe burime të tjera në dispozicion, ajo mund ta arrijë fitoren vetëm përmes manipulimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve. Pesë vite më parë, dy parti politike, SocialDemokratët dhe Partia Demokracia Sociale u krijuan nga vetëm një parti (PDS).©Përktheu Lapsi.al

Pas zgjedhjeve të fundit, SocialDemokratët u bënë pjesë e koalicionit qeverisës dhe me dy deputetë në parlament, morën postin e kreut të parlamentit dhe dy ministra, që është shenjë e qartë e korrupsionit politik.

Në anën tjetër Partia DemokraciaSociale kaloi në opozitë. Kryetarja e PDS, Draginja Vuksanoviç Stankoviç është gruaja e Prokurorit të Përgjithshëm Ivica Stankoviç, një mënyrë që të kujton modus operandi të përdorur nga Sllobodan Millosheviç dhe gruaja e tij Mirjana Markoviç. Për më tepër, Draginja Vuksanoviç Stankoviç ishte kandidate për Presidente e Malit të Zi dhe zyrtarisht një nga kundërshtaret e Milo Gjukanoviçit.

Shefi i Prokurorisë, Stankoviç është simboli i urryer i regjimit, ndërsa gruaja e tij Vuksanoviç Stankoviç gjoja simboli i opozitës demokratike. Një model i tillë i ndarjes së roleve nuk është surprizë, pasi vetë Gjukanoviç ishte një nga bashkëpuntorët më të ngushtë dhe një nxënës i Millosheviçit, “shkolla politike” e të cilit i dha një model dhe një skenar të tillë.©Përktheu Lapsi.al

Studiuesit thonë se inkoherenca e partive të tilla që kanë qenë në koalicion me Gjukanoviç janë të destinuara “të vdesin” pasi ata po humbin mbështetjen e votuesve dhe shumë shpejt nuk do ta kalojnë pragun zgjedhor.

Analitët besojnë se partitë boshnjake dhe shqiptare do të përballen me një test moral në këto zgjedhje, nëse duan që një herë e mirë të heqin “njollën” e të qënit bashkëpuntorë me një regjim të tillë. Ata kanë shansin të marrin një kthesë demokratike, të orientohen nga e ardhmja dhe t’i japin fund bashkëpunimit me DPS e Gjukanoviçit.

Që nga viti 1991, Gjukanoviç ka ruajtur një marrëdhënie speciale me lidershipin e Republika Srbska. Gjatë kohës së sanksioneve kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, Gjukanoviç dhe i vëllai ishin furnizuesit kryesorë të kohës së luftës për Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiç dhe mbështetën makinerinë e kriminelëve të luftës, që rezultoi në genocid në Srebrenica.

Nuk do të jetë e lehtë për boshnjakët dhe Shqiptarët të marrin kthesën në politikat e tyre, sepse individë të caktuar në partitë e tyre janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, madje disa edhe në luftën e Bosnjës dhe të Kroacisë bashkë me Gjukanoviçin.

Departamenti i shtetit e kritikoi regjimin

Departamenti amerikan i shtetit, Bashkimi Europian, Gjermania, Këshilli Europian, ambasadat e huaja në Malin e Zi, Freedom House, Transaprency International, agjensisë e lajmeve etj. te gjithë kanë qenë kritikë për Milo Gjukanoviçin.©Përktheu Lapsi.al

Raporti i Departamentit të shtetit i publikuar në Mars të vitit 2020 mbi situatën e të drejtave të njeriut në Malin e Zi për vitin 2019 edhe një herë tjetër kritikoi regjimin e Gjukanoviçit për korrupsion. Në raport specifikohej se politizimi i sistemit shtetëror krijonte terrenin e duhur për korrupsion dhe kontroll politik nga Gjukanoviç në lirinë e medias.

Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, rastet e pazgjidhura të dhunës ndaj gazetarëve, ndërhyrjet politike në televizionin publik, fushatat denigruese të mediave proqeveritare dhe trajtimi i pabarabartë dhe presioni financiar shtetëror ndaj medias opozitare dhe të pavarur mbeteshin problem domethënëse.

Para se të publikohej raporti, Metju Palmer pati një mesazh: “Do të donim të shihnim një proces gjyqësor të suksesshëm kundër atyre që sulmuan gazetarët, përfshi sulmin ndaj Oliviera Lakiç, që është fituese e çmimit ndërkombëtar “Grua e kurajos”. Do të donim depolitizim të Këshillit të institucionit tuaj, të Radio-Televizionit Mali i Zi”.©Përktheu Lapsi.al

Mali i Zi pa Gjukanoviç lëviz më shpejt drejt Bashkimit Europian

Rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Europian është e pandalshme, por për momentin është e bllokuar për shkak të Gjukanoviç. Pierre Mirel ka shkruar një raport të detajuar për situatën në Malin e Zi dhe propozoi një hyrje për kushte (sanksione kundër) Malit të Zi. Me t’u larguar Gjukanoviç, Mali i Zi do të integrohet në Bashkimin Europian përmes një procedure të përmbledhur.

Narrativa konstante se, nëse opozita, që është pro-serbe vjen në pushtet, Mali i Zi do të dalë nga NATO, që është edhe teza kryesore e fushatës e promovuar nga Gjukanoviç dhe nga Securitate e tij- policia secrete politike që kohët e fundit ka mbushur muret e Malit të Zi në grafiti, është një përpjekje artificiale për të krijuar ndasi mes serbëve dhe boshnjakëve. Kjo tezë është e ngjashme me atë që SHBA do të tërhiqet nga NATO.©Përktheu Lapsi.al

Teza e daljes së Malit të Zi nga NATO, nëse Gjukanoviç humb zgjedhjet është një tezë e paqëndrueshme nga ana formale dhe përmbajtësore, në veçanti në politikën modern dhe në marrëdhëniet gjeopolitike.
Kushtetuta e Malit të Zi është e qartë si kristali, po ashtu janë edhe detyrimet ndërkombëtare të nënshkruara për anëtarësimin në NATO.

Fundi i epokës së Milo Gjukanoviç

Milo Gjukanoviç ka një borxh të dyfishtë për të paguar, atë për krimet dhe korrupsionin dhe atë për krimet e luftës. Për pasojë, çdo nismë që synon forcimin e lidhjeve në rajon, siç është “MiniShengeni”, që është edhe nisma më e rëndësishme e 30 viteve të fundit në Ballkan, konceptohet si sulm nga regjimi i tij.

Rritja ekonomike nuk i përshtatet shteteve, që për arsye të ndryshme janë të dobët apo të korruptuar, sepse forcimi i lidhjeve ekonomike sjell shtetin e së drejtës, atë që regjimi instiktivisht tenton ta zhbëjë. Ekonomia

Ekonomia në ngërç e Malit të Zi dhe korrupsioni i tij janë shembuj të shkëlqyer.©Përktheu Lapsi.al

Milo Gjukanoviç duhej të ishte gjykuar prej kohësh për krime lufte në Tribunalin e Hagës. Gjithsesi nuk ka afate kohore për gjykimin e krimeve të luftës. Drejtësia është e ngadaltë por ajo do të bëhet.

Analistët besojnë se Milo Gjukanoviç do të paraqitet së shpejti në Hagë si dëshmitar mbrojtës në gjyqin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Më saktë, burime ndërkombëtare kanë informacion se Gjukanoviç do të thirret si dëshmitar nga Thaçi në Hagë dhe ata kujtojnë se si Gjukanoviç duhej të ishte paraqitur kohë më parë kur u thirr nga një prej zyrtarëve të lartë serbë që gjykohej në Hagë, por atëherë ai kërcënoi familjen e të akuzuarit që u tërhoq nga thirrja e tij. Atëherë lind pyetja, nëse Gjukanoviç do të bëjë të njëjtën gjë në çështjen Thaçi apo do të pranojë të dëshmojë.

Informacionet janë se Gjukanoviç ka nisur tentativat për shitjen e pronave të tij. Por është e rëndësishme të kujtohet se transaksione të tilla mund të shpallen ilegjitime nëse pushteti ndërrohet. Nuk duhet përjashtuar as mundësia që Milo Gjukanoviç të kërkojë azil politik për të shmangur gjykimin.

Analistët besojnë se është shumë e rëndësishme të sigurohet transferimi i paqtë i pushtetit në Malin e Zi, pa vënë në diskutim stabilitetin e vendit, shumë i rëndësishëm për vendin dhe për rajonin. Rënia e regjimit më të vjetër në Europë që ka 31 vjet në pushtet, nxit shpresën se begatia në Ballkanin Perëndimor është i mundur.©Përktheu Lapsi.al

Ndaj duhej që para zgjedhjeve partitë e tjera të marrin një zotim që nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve pas zgjedhjeve. Inkurajues është fakti që njerëz të afërt me Gjukanoviç kanë vendosur kontaktet me faktorin ndërkombëtar, një fakt që jep shpresë se transferimi i pushtetit nuk do të jetë i dhunshëm. Fundi i epokës së Gjukanoviç është i pashmangshëm dhe do të sjellë liri dhe prosperitet për qytetarët e Malit të Zi, rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar, sepse një nga krimet e regjimit të Gjukanoviç është edhe vendosja e tarifave të larta për mallrat, një vendim që ka dëmtuar buxhetet e shumë vendeve të tjera.©Përktheu Lapsi.al

Studim i IFIMES



13 Comments

  1. Po ky shkrim menjehere pasi Rama beri thirrje qe shqiptaret te votojne Gjukanoviç? Doni te diskreditoni liderin global Zju te Lapsit? Sado qe te mundoheni, Rama mbetet nje fanar ndriçues per te gjithe lideret e Ballkanit, perfshire edhe grelun Micotakis. Nuk do jete e larget dita e krijimit te BB (Bashkimi Ballkanik) dhe BE do kerkoje te jete pjese e tij nen lidershipin e te MADHIT EDI RAMA

    1. Ky kapua i narkotrafikut, Gjukanovic, eshte implementuesi i planit te kriminelit nderkombetar, nazistit soros, per t’a perdorur Ballkanin (vecanerisht Malin e Zi dhe Shqiperine, per aresye te vijes bregdetare), si magazine-autostrade-fabrike, te cdo lloj droge qe hyn-del, nga ShBA ne Evrope dhe anasjelltas.
      Mali i Zi, eshte truri i trafikut me Gjukanovic & co. partnere te tij ne Shqiperi, jane bastardet edvin kristaqi-olsi kristaqi dhe banda e RIVDEKJES sorosiane, per kete arsye ky kapua, ia kalon me kohen e qendrimit ne pushtet Titos dhe Sllobodanit, prandaj BE hesht si xhenaze, si kufome para fenomenit prodhim-trafikim drogash, ne menyre masive, industriale, droga dhe paret jane te kriminelit nazist kufomes se pambuluar me dhe, jozef shwarc aka jorge soros!

  2. Në Facebook janë patriotë, por në letra shesin interesat kombëtare. Në 27 prill të viti 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, me porosi të Sali Berishës, firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në fshehtësi të plotë, duke anashkaluar edhe Presidentin e Republikës. Në tetor të vitit 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e PS, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

    Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, Kuvendin me në krye Jozefina Topallin, Ministrinë e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin dhe Ministrinë e Jashtme me në krye Ilir Metën, i cili muajt e fundit ka veshur petkun e patriotit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtonte paktin detar dhe përfaqësohej nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, të ndihmuar nga kolonel Myslym Pasha, i vlerësuar më vonë nga Ambasada Amerikane për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesit kombëtar.

  3. Ky kapua, i narkotrafikut, Gjukanovic, eshte implementuesi i planit te kriminelit nderkombetar, nazistit soros, per t’a kthyer dhe perdorur Ballkanin (vecanerisht Malin e Zi dhe Shqiperine, per aresye te vijes bregdetare), si magazine-autostrade-fabrike, te cdo lloj droge qe hyn-del, nga ShBA ne Evrope dhe anasjelltas.
    Mali i Zi, eshte truri i trafikut me Gjukanovic & co. partnere te tij ne Shqiperi, jane bastardet edvin kristaqi-olsi kristaqi dhe banda e RIVDEKJES sorosiane, per kete arsye ky kapua, ia kalon me kohen e qendrimit ne pushtet Titos dhe Sllobodanit, prandaj BE hesht si xhenaze, si kufome para fenomenit prodhim-trafikim drogash, ne menyre masive, industriale, droga dhe paret jane te kriminelit nazist kufomes se pambuluar me dhe, jozef shwarc aka jorge soros!

  4. shume media e kompleksuar prej Rames jeni, doli Rama e mbeshteti publikisht e ju me vrap artikuj kundrat. Po te mbeshteste Rama dike tjeter do kishit shkruar plot artikuj per Gjukanovic

  5. Në Facebook janë patriotë, por në letra shesin interesat kombëtare. Në 27 prill të viti 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, me porosi të Sali Berishës, firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në fshehtësi të plotë, duke anashkaluar edhe Presidentin e Republikës. Në tetor të vitit 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e PS, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

    Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, Kuvendin me në krye Jozefina Topallin, Ministrinë e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin dhe Ministrinë e Jashtme me në krye Ilir Metën, i cili muajt e fundit ka veshur petkun e patriotit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtonte paktin detar dhe përfaqësohej nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, të ndihmuar nga kolonel Myslym Pasha, i vlerësuar më vonë nga Ambasada Amerikane për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesit kombetar,dhe ne fund fiton Ai qe di te luaj mire shah gjukanovic

  6. Pa dyshim qe Gjukanoviçi nuk eshte engjell, por djalli ruso serb eshte gati ta gllabaroje Malin e Zi. Qytetaret e Malit te Zi duhet te zgjedhin midis dy te keqijave te keqen me te vogel.

  7. Per cfare komentoni ketu, urgjent te shkoni te lajmi ku Rama flet serbokroatisht, pse kot e beri gjithe ate video ? Mizerje…urgjent te video tani se ju cova per rradhe qumshti.

  8. Lapsi, mos ia fusni pordhes..nuk behet opozite duke sulmuar te tjeret..ka plot pislliqe me te cilat te merreni ketu brenda..gjukanovici eshte pro shqiptar

  9. Me ben pershtypje qe artikulli nuk ka emer, por mesa kuptohet duhet te jete serb, nga ato qe”vuajne” ne regjimin e Gjukanovicit. Dhe lapsi i qan hallet e serbeve duke i bere jehone shkrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *