• |
ide | kryesore

Anëtari i grupit negociator të marrëveshjes së detit: Po grekët pse nuk tremben që ne nuk kemi vajtur në Korfuz?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka komentuar deklaratën e kryeministrit grek se Athina do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Meçollari është pjesë e grupit të punës që po negocion çështjet e vjetra mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku në fokus është zgjerimi i Greqisë më 12 milje, dhe thotë se edhe Shqipëria mund të zgjerohet me 12 milje, duke shkuar fare pranë Korfuzit.

Statusi i plotë:

Nje interpretim per zgjerimin e detit territorial te Greqise dhe nenin 15 te UNCLOS 1982

Ne trembemi se me zgjerimin e detit teritorial te Greqise ne 12 milje detare ujrat greke vijne deri ne Himare.

PO GREKET PSE NUK TREMBEN QE NE E KEMI DETIN TERRITORIAL 12 MILJE DETARE DHE NUK KEMI VAJTUR NE KORFUZ?

Cili eshte kuptimi i nenit 15.

1) zgjerimi i detit territorial nuk mund te shtrihet pertej vijes delimituese dhe jo nuk mund te zgjerohen nga shteti bregdetar nese nuk ka nje vije delimituese. Shprehja “pervec rastit kur ka nje marreveshje midis tyre”, ka kuptimin qe deti territorial mund te shtrihet pertej vijes delimituese nese shteti fqinje ta lejon nje gje te tille me marreveshje. Pra te jep det territorial nga deti i tij me marreveshje.

Le te marrim rastin konkret. Ne vitin 2008, Shqiperia shfuqizoj gjeresine e detit territorial 12 milje, e cila nenkupton ZERO, nese nuk e ke te deklaruar. Ne vitin 2012 rikthyem me ligj gjeresine e detit territotial 12 milje detare, por nuk i morrem asgje Greqise, pasi zgjerimi i detit territorial behet brenda vijes delimituese ne drejtim te detit nderkombetar. Mire ne qe shqetesohemi se Greqia do na vij ne Himare po e zgjeruan detin 12 milje detare, po greket pse nuk shqetesohen se ne kemi shkuar ne Korfuz pasi e kemi 12 milje detare?

UNCLOS 1982, Neni 15

Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur. Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme.



4 Comments

    1. ka fol ai me kohe, po kur fliste ai u dridheshin gjunjet atyre qe ishin ne pushtet ne ate kohe aq sa doli e vertete cdo gje qe tha (shiko vendimin e gjykates kushtetuese) se jeni ju kara e do kundershtoni cdo gje tani thjesht per inat se e bejn keta kjo eshte pune tjeter

  1. Po pse lodhesh kot more vlla tu shpjegosh shepllkareve gjera teknike per kete ceshtje te tille? Sado qe i kuptojne shume mire si jane gjerat, shpellkaret prap do ulerasin kundra Rames dhe per tradheti kombetare. Nuk e kane kaperdire akoma gafen e madhe qe bene ne 2009 me marveshjen e pare.
    Jane si ato goeret qe lehin por ne fakt nuk kane asnje dhemb te te kafshojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *