• |
ide | kryesore

Barcelona i propozon Juventusit sulmuesin: paga i bën bardhezinjtë të hezitojnë

-Instant, Sport



Merkato e sulmuesve pret të nisë valzerin, por ende askush nuk po bën lëvizjen e parë. Me Higuain në dalje, Juventus po lëviz në kërkim të një zëvendësuesi që ti besojë qendrën e sulmit. Në orët e fundit nga Barcelona la mbërritur një lajm, që i takon Luis Suarez. Blaugranat kanë vendosur të ndahen nga uruguajani që ka një kontratë deri në 2021 e nuk ka ndërmend të largohet pa përfitime. Për këtë Barça ka nisur të studiojë terrenin me klubet e rëndësishme, mbi të gjitha me Juventus.

Në Torino, është e qartë se, të nisin sezonin me treshen Ronaldo-Dybala e Suarez nuk do ti vinte aspak keq, por për momentin propozimit të katalanasve i kanë qendruar ftohtë. Motivi duket të jetë në kërkesat e Pirlos, që preferon një sulmues me karakteristikat e Dzeko, por edhe tek paga e lartë 10 milionë euro e uruguajanit, sidomos nëse kihet parasysh mosha që po shkon tek 34.

Megjithatë situata mbetet e monitoruar, sepse Suarez është Suarez edhe në atë moshë dhe në orët e ardhshme, gjithnjë nëse zhbllokohet dalja e Higuain, Juventus mund ta jetë i hapur për një tratativë të vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *