• |
ide | kryesore

Bebe Rexha, prezantuese në MTV Video Music Awards 2020

-Instant, Paparazzi, Slider



Spektakli i ndarjes së çmimeve muzikore, MTV Video Music Awards, do të mbahet këtë të diel.

Ngjarja e cmimeve  fillimisht ishte planifikuar të mbahej në Barclays Center për herë të parë që nga viti 2013. Për shkak të pandemisë COVID-19, ngjarja pritej të mbahej me “audiencë të kufizuar ose pa audiencë”.MTV përfundimisht hoqi komponentin e brendshëm të ceremonisë në Barclays pas “konsultimit të ngushtë me zyrtarë shëndetësorë shtetërorë dhe vendorë” dhe njoftoi se do të zhvillohej në një format të hapur në të gjithë qytetin; Në vend të kësaj, Barclays Center do të mbahetnë vitin 2021.Dy shqiptare janë të nominuara në këtë ngjarje të  ndarjes së çmimeve.Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuale më të mira”.Por në këtë shfaqje sivjet nuk do të mungojë edhe një tjetër shqiptare.Bebe Rexha.ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të prezantojë një çmim ose një performancë. Vitin e kaluar Bebe fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *