• |
ide | kryesore

Covid në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima dhe 159 raste të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit

Shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut mbeten sërish të larta. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 5 viktima dhe 159 raste të reja nga 2018 teste të kryera. Numri total i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin ka arritur në 590 ndërsa numri total i të infektuarve është 14,163 persona.


Shpërndarja gjeografike i rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit është: Shkup janë regjistruar 45 raste të reja, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli- 3, Strumicë-4, Krivogashtani-6, Koçani-2, Probishtip-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1.


Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 212 pacientë të shëruar ku në total 10,933 persona kanë fituar betejën me virusin. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2640.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *