• |
ide | kryesore

Debati për detin, Rama nga Vjena: Shqetësim artificial, nuk ka lidhje me ujërat e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e fundit me palën greke për kufirin detar.

Nga Vjena, ku ndodhet në cilësinë e kryesuesit të OSBE për situatën e krijuar në Bjellorusi, kryeministri Rama tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga deklaratat e homologut grek, Kyriakos Mitsotakis, pasi nuk bëhet fjalë për shtrirje në ujërat shqiptare.

Sipas tij, Shqipëria është shtrirë me 6 milje në det që prej vitit 1990 dhe Greqia nuk ka çfarë konteston, ndërsa shtoi se edhe mes ujërave territoriale të vendeve ka ujëra të ndërmjetën, ndërkombëtare, dhe në këtë rast shteti fqinj kërkon shtrirje pikërisht te këto ujëra.

“Nuk jam në dijeni të kësaj harte. Edhe njëherë, deklarata e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tanë territorial, as me marrëveshjen, për të cilën po punojmë, por nuk e kemi arritur akoma. Nuk ka lidhje me asgjë me ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme, ose nga padituria, për të nxitur një shqetësim artificial. Nuk ka lidhje, pasi shtrirja në 6 milje në ujërat territorial është një e drejtë e cdo vendi. Shqipëria është shtrirë me 6 milje që prej vitit 1990, Greqia nuk ka cfarë kontenston. Midis ujërave territorial të vendeve ka ujëra të ndërmjetëm, ndërkombëtarë, njësoj sic ka rrugë për të kaluar mes vendeve. Edhe në det ka rrugë të përbashkëta për të kaluar.

Marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuar nga Konventa është e drejtë e cdo shteti. Nuk ka lidhje me atë që po bëhet mes Turqisë dhe Greqisë. Ajo që po ndodh mes tyre është një marrëveshje për denimitimin e ujërave territorial të tyre. Harta që dalin, sic dilnin ato harta që do copëtohej Kosova, ato sic dalin harta si do shtrihet Shqipëria përtej vetes, nuk kanë lidhje me realitetin.

E fundit, dua të them që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Nuk është një konspiracion që bëhet mes dy palëve, marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj. Nuk është dicka që mbahet fshehtas. Sa i përket transparencës, sa kohë ne jemi në negociata, ato nuk bëhen në popull, por qëndrimi ynë është i qartë. Ky debat ka shpërthyer dhe një herë tjetër, kur e bëri deklaratën ministri i Jashtëm grek, por është pa lidhje me temën. S’ka asgjë këtu për të mos kuptuar. Mjafton të ndiqet fillimi i arsyetimit”, sqaroi kryeministri.

Sa i takon kryesimit të OSBE, kryeministri shqiptar theksoi se “Ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në aspektin emarrëdhënieve ndërkombëtare, në aspektin e imazhit të saj. Shqipëria e meriton OSBE. Nuk është proces elektoral që po zhvillohet në Vjenë, as process ku ne po përpiqemi të bëjmë politikë të brendshme, por është një process ku ne po bëjmë cmos të nderojmë vendin tonë dhe ku pas kësaj Shqipëria të jetë në një kuadër më të lartë, qoftë në aspektin e miqve, por edhe të botës mbarë, që përfshijnë hartën e komunitetit të OSBE”.



4 Comments

  1. As pa logjiken minimale te retorikes qe perdor sipas tavolinave qe i serviren…!!!
    Thjesht ne fjaline e pare (qe lexova) sepse nuk ke çfare te marresh prej tyre (establishmentit qe drejton nder vite e ne vite)…!!!
    Sipas Tij ne ujrat nderkombetare nuk ka pjese vendi yne dhe, harron se as keto te fundit nuk mund te cenohen (jo me nga Greku) dhe edhe indirekt i takon’ka qe pjesa qe cenon Greku do kompesohet ne anen Tone…!!!
    Jane te gjithe (establishmenti) ne mbrojtje te interesave JO Shqiptare!
    Fatkeqesi per Kombin e Shqiperine Tone…!!!
    Turpi pa fund…!!!

  2. Palloshit I plasi loqja per kufiri e shqiperis ai vet eshte nje kulish spiuni I ardhur ne rumania ti bej mutin ketij vendi

  3. KY MESAZH ME FJAL TE TJERA THOTE: PAZARI SAPO U BE TA GEZOJNE QIRIOSAT GREK SHELFIN E NAFTES PERBALL KARABURUNIT.
    Ju te tjeret ngrohuni ne diell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *