• |
ide | kryesore

“Deti”, Rama i përgjigjet Bashës: Ti do teatër vëlla, të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Debati virtual mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha vijon prej disa orësh.

Pasi kryedemokrati i kërkoi llogari për transparencë, Rama u shpreh duke thënë se nuk ka marrëveshje as negociata që prej ndryshimit të qeverisë ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme nuk ka pasur një të tillë.

“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?! Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata”, shprehet Rama në reagimin e disatë.

Në mesazhin e fundit Basha shkruante:

“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.”

Debati mes tyre ka nisur për çështjen e kufirit detar pasi kryeministri grek ka deklaruar që do të zgjerohen me 12 milje dhe opozita kërkon transparencë nga qeveria nëse cënohet hapësira shqiptare.

 



8 Comments

  1. “Lum”, “medet” ….. retorika boshe si “gju më gju me popullin”, por kujton i varfri se i ha mileti keto sic i hante ne 1970-n……

  2. Populli o psiko skizofren do me gjthe mend -Teater-sepse u ngop me -Tragji-komedite-tende .Po mbush afro 8 vjet vetem mashtron dhe mashtron.Populli e njohu se kush eshte -budallai ne kete mes.Keshtu kercen duke u cjerre per skandalet tende pastaj me prapa del si gjynaqar per tu shfajsuar.Ubere pale me Vucicet per tjetersimin e kufijve te Kosoves ,tani me Greket per detin, ti je nje njeri i peshtire qe do edhe token dhe ujrat e Shqiperise t’ju a japesh te tjereve ,se njerzit i degdise te gjithe neper bote duke marre arratine.Prandaj o psiko-skizofren i ke ditet e numuruara ,sa do te perpelitesh fundi tend i turpshem po afron.

  3. “””” Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve ‘””

    Uuu Basha po ben poezi opozitare . ‘ JE I MBYTUR NE DETIN E MARRVESHJEVE TE FSHEHTA NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE …. ””

    Kesaj i thone opozite e forte . Me fraza te tilla foshnjerore as me budallenjte e budallenjve nuk arrin dot ti afroje rreth vetes ky kaqol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *