• |
ide | kryesore

E RRALLE/ Pozitive edhe pas 19 tamponësh, 49-vjeçaren e pushojnë nga puna pas 170 ditëve në karantinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



170 ditë në karantinë dhe 19 tamponë, por Nada Cava është ende pozitive me koronavirus. Një rekord i vërtetë. Jeta e tij është bërë një labirint që ka gjithçka negative, përveç rezultatit të tamponit.

“Jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të mbarojë një herë e përgjithmonë” – shkroi në rrjetet sociale 49-vjeçarja italiane që jeton në Abruzzo.

Për mediat lokale ajo ka rrëfyer se kjo është një nga periudhat më të rënda në jetën e saj.

“Unë jetoj vetëm, jam e divorcuar dhe nuk kam marrë asnjë lloj mbështetje nga ish-burri im. Unë e dua punën time sepse është e vetmja gjë për të jetuar. Por jam në rrezik të mos e kem më atë. Në këtë mënyrë do të humbas edhe shtëpinë. Jam duke shkuar në depresion” – tha ajo pak kohë më parë.

49-vjeçarja u infektua me koronavirus në fillim të marsit. Të gjithë tamponët dolën pozitivë deri në korrik. në atë periudhë pati një tampon negativ, por rikonfirmimi tregoi se ishte ende e infektuar.
Këtë të premte ajo i tha Corriere Della Sera se e kishte humbur punën e saj në një supermarket.

“Nuk ndihem mirë. Tani më thonë se do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe aty do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin me plazmë hiperimune. Unë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresova se ata do të më fusin në terapi menjëherë, por ata më mbajtën vetëm 1 ditë në spital duke më bërë vetëm disa analiza. Është një ëndërr e keqe” – tha ajo.

Pas testit pozitiv në mars, Nada u shtrua në spital për 11 ditë. U nxorr nga spitali edhe pse ishte ende pozitive. Pasi u kthye në shtëpi, ethet iu rikthyen. Për shkak të karantinës, Nada nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e nënës së saj dhe në dasmën e vajzës së saj.

Tashmë e shkarkuan edhe nga puna, por thotë se ka marrë një telefonatë nga një supermarket tjetër. Tashmë problem është vetëm tamponi pozitiv. 49-vjeçarja thotë se po lutet çdo natë pasi i nevojitet vetëm një mrekulli. ©LAPSI.al

Nada Cava



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *