• |
ide | kryesore

Hapet dosja e Martin Camajt, Rama: Akuzat si bashkëpunëtor i UDB, shpifje nga askushi që do të bëhet dikush!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Pallatin e Brigadave u mbajt një tryezë për hapjen e dosjes së Martin Camajt, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama. Pas debatit pak kohë më parë mbi figurën e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt, Autoriteti i Dosjeve ka hapur dosjen për këtë të fundit, pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit në kohën e diktaturës komuniste.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit.

Shpifje nga njerëz “askush” që kërkojnë të bëhen “dikushi”! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzën e bërë se shkrimtari Martin Camaj ka qenë agjentë të UDB-së.

“Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. (…)Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë”, u shpreh Rama.



1 Comment

  1. Mendoj që po. Zoti Basha do të dëshironte shumë që të anashkalonte figurën e liderit historik në zgjedhjet e ardhshme”, – tha ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD mbi zhvillimet e fundit në këtë forcë politike.

    “Unë nuk e di sa duhet të ndikohet kryetari i PD nga njerëzit që i flasin për Atin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *