• |
ide | kryesore

J Balvin zbulon se ka qenë i infektuar me Covid-19: I humba shpresat

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari JBalvin, ka treguar së fundmi se edhe ai u infektua me COVID-19.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram JBalvin, ka treguar se si për një çast e humbi shpresën, ndërsa simptomat e tij ishin aq të rënda, sa mjekët kishin menduar ta shtronin në spital.“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione, si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital”, ka shkruar J-Balvin.Ai  tregoi gjithashtu se coronavirusi i shkaktoi akoma më shumë probleme me ankthin “Më parë kam vuajtur nga ankthi dhe virusi e bëri më të fuqishëm. Por i pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time dhe e pranoj që jam i prekshëm dhe shumë i brishtë, para kësaj dhe mijëra situatave të tjera. I ndjej në shpirt ata që kanë humbur anëtarët e familjes në këtë situatë të vështirë pandemie, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm nga shëndeti dhe emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese. Kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes suaj, në këtë mënyrë, ne kujdesemi për të gjithë. Ju dua, Jozefi”, ka shkruar këngëtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *