• |
ide | kryesore

Kontrollet në të gjithë vendin, policia iu heq patentën 34 shoferëve, gjobiten 289 të tjerë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor. Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar, si dhe janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara. Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Drejtoria e Policisë Rrugore, 28 gusht

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?

Prej orëve të para të mëngjesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

187 për përdorim të celularit;

43 për shkelje të semaforit;

44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon tek Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju ?

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *