• |
ide | kryesore

L’Equipe zbulon rrëfimin e të atit të Messi: “Ka zgjedhur Manchester City”

-Instant, Sport



Pas prishjes së mardhënieve me Barcelonën, Lionel Messi po afrohet gjithnjë e më shumë me Manchester City. Nga Spanja e Franca vijnë konfirmime: sipas programit sportiv ‘Jugones’, ‘Pleshti’ ka vendosur që pjesën tjetër të karrierës do ta luajë në klubin e Premier League. Argjentinasi ka organizuar tashmë një takim në Barcelonë me Pep Guardiolën. Tekniku ndodhet këto ditë në kryeqytetin katalanas e, me sa duket, të dy do të shihen së shpejti.

E për francezët e ‘L’Equipe’ edhe i ati i kampionit, Jorge, ia ka konfirmuar destinacionin e ardhshëm të të birit drejtorit sportiv të Psg Leonardo. Pas lajmit për thyerjen e raporteve mes Messi e Barcelonës, braziliani ka telefonuar menjëherë Jorge Messi për tu informuar për situatën e për ti komunikuar interesin e klubit të Ligue 1. Babai i Leos, sipas informacioneve të të përditshmes franceze, është përgjigjur se i biri ka zgjedhur të impenjohet me City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *