• |
ide | kryesore

Nga Parisi në Londër: Thiago Silva prezantohet nga drejtoresha Granovskaia

-Instant, Sport



Merkato e fortë e Chelsea pasurohet me një goditje të re: Blues kanë zyrtarizuar firmën me Thiago Silva, që mbërrin nga PSG me parametër zero. Braziliani, që ishte edhe pranë Fiorentinës në ditët e kaluara, por që më pas e kishte mohuar akordin me klubin viola, ka vënë firmën mbi një kontratë prej një viti me opsionin për një tjetër. “Jam shumë i lumtur – ka thënë mbrojtësi – Vij për të arritur suksese të mëdha, mezi pres të luaj në Stamford Bridge”.

Për londinezët është goditja e tretë në pak ditë, pas Ben Chilëell e Malang Sarr (që do të xhirohet menjëherë në huazim për të bërë eksperiencë). Pa harruar goditjet më të rëndësishme të zyrtarizuara muajt e kaluar: Hakim Ziyech e Timo Werner.

“Nuk kemi dyshime se kualiteti e eksperienca e Thiagos do të kontribuojnë në kompletimin e shumë talenteve që kemi”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e Chelsea, Marina Granovskaia. “Do të jetë një blerje e shkëlqyer e shpresojmë ti shtojmë të tjerë trofe listës së tij të gjatë”. Pas 8 sezonesh e 25 trofesh tek Paris Saint Germain, Thiago shpreson që në Londër të harrojë kujtimin e finales së humbur të Champions kundër Bayern Mynih në Lisbona.

Pas blerjeve, londinezët tani duhet të fillojnë të shesin. Në dalje është Emerson Palmieri, edhe për shkak se në rolin e tij janë shpenzuar 55 milionë euro për Chilwell. Italo-braziliani mund të bëjë rikthimin në Serie A, me Inter e Juventus gjithnjë tek dritarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *