• |
ide | kryesore

“Pata frikë për jetën”: kapiteni i Manchester United rrëfehet pas rrahjes me grupin e shqiptarëve

-Instant, Sport



“Pata frikë për jetën time. E di si shkuan gjërat. Nuk ndjej se duhet ti kërkoj ndjesë dikujt, falje kërkohet kur ke bërë dicka të gabuar”: mbrojtësi e kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, për BBC, ka rrëfyer episodin që e ka parë të jetë protagonist gjatë pushimeve të tij në Mykonos, që i ka kushtuar arrestimin e dënimin me 21 muaj e 10 ditë burg, dënim i pezulluar me kusht për tre vitet e ardhshme e përjashtimin nga kombëtarja angleze për impenjimet e ardhshme në Nations League.

Maguire është konsideruar fajtor nga drejtësia greke për sjellje të dhunshme, tentativë korrupsioni e fyerje. Akuza ndaj tij është se ka provokuar një rrahje me policinë greke, gjykim ndaj të cilit Maguire ka njoftuar ankimimin.

Sipas avokatëve të tij, taksia që duhej ti conte në spital për të mjekuar të motrën Daisy ‘droguar’ nga një grup shqiptarësh e ka dërguar lojtarin drejt e në komisariat, ku ndodhi sherri. “Nuk ia uroj askujt – kanë qenë fjalët e Maguire -. Natyrisht situata i bëri gjërat të vështira për një nga klubet më të mëdhenj në botë, kështu që më vjen keq që përfshiva tifozët e shoqërinë, por nuk bëra asgjë të gabuar”.

“Më goditën shumë në këmbë, më kishte kapur paniku – tregon lojtari -, pata frikë për jetën. U gjenda në një situatë që mund ti ndodhte cdokujt e kudo. Unë e di cfarë ndodhi atë natë, e di të vërtetën” përfundoi Maguire.



1 Comment

  1. Pijanec dhjaks e moterqire, po me fantazite me “bandite shqiptare” c’pate?
    Ri tani dhe ha mut, kariera jote perfundoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *