• |
ide | kryesore

Qeveria ndryshon mendje, do të lejohet shitja e fishekzjarreve nga 15 dhjetori deri më 1 janar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes me anë të një projektligji i ka hapur rrugë pas dy vitesh, shitjes së fishekzjarreve dhe materialeve piroteknike. Sipas projektligjit, shitja materialeve piroteknike të kategorive F1, F2, F3, P1 dhe T1, do të lejohet nga 15 dhjetori i çdo viti deri më 1 janar të vitit pasardhës.

Po ashtu në dokument thuhet se fishekzjarret nuk mund të përdoren nga persona jo më pak se 18 vjeç. Ndërkohë periudha e përdorimit të tyre e përcaktuar me ligj, është nga 27 dhjetori deri më 1 janar.

Në draftin e ri, do të ndalohet importi, eksporti, prodhimi, magazinimi dhe shitja, për të gjitha substancat piroteknike, që kanë në përmbajtje të tyre squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla. Njëkohësisht drafti parashikon afatin e tregtimit, detyrimin për të ruajtur të dhënat me anë të një kodi për 10 vite, apo etiketimin e tyre me markën CE dhe të përkthyer në shqip.

Fishekzjarret u ndaluan më 18 dhjetor të 2018-ës, me një vendim të firmosur nga ministrat e Mbrojtjes, Rendit dhe Ekonomisë. Megjithatë pavarësisht vendimit, shitja dhe përdorimi i tyre ka vijuar, ndërsa shumë suibjekte janë gjobitur.



3 Comments

  1. Po pse nuk beni nje artikull te hajrit:
    Fishekzjarre per zgjedhje OK per popullin jo.
    Makine luksi per ministra, ambulanca per popullin jo.
    Mos beni si bej une por beni si them une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *