• |
ide | kryesore

Rama sulmon mikun e tij Auron Tare: Djajtë nuk e lanë të qetë Martin Camajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj, në 95-vjetorin e lindjes së tij. Pa e përmendur me emër, kreu i qeverisë ka sulmuar studiuesin Auron Tare, i cili publikoi disa javë më parë disa dokumente, në të cilat pretendohej se Camaj ishte agjent i huaj.

“Djajtë’ s’e lanë të qetë Martin Camajn as në botën tjetër”, – tha Rama.

“Do të isha këtu edhe po të mos isha kryeministër, sepse Martin Camajn e kam njohur, fatkeqësisht jo sy për sy, por kemi pasur një kontakt të vazhdueshëm së bashku dhe jemi njohur me zë.

Kam pas nderin që ta përcjell në banesën e fundit, në atë ditë kur u nda nga të gjithë ata që e shoqëruan në dëborë.

Për mua është nder të marr pjesë në një tjetër varrim sot këtu, në varrimin e shpifjeve që Martin Camaj mori, jo më nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë.

Sipas tyre, edhe unë jam bashkëpunëtor, përderisa kam në shtëpi një vëllim të librave të Camajt me dedikimin e tij, ku ka dhe një firmë që me mendjen e mbrapshtë të ‘studiuesve’ është firma e një subjekti 2A dhe unë jam kontakt i këtij subjekti.

Është për të qeshur dhe të qarë, pasi një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty, ku gjenden dikushët, për të cilët De Rada thoshte ‘engjëjt që e bëjnë dostinë më vete’.

Përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh, që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat, për t’iu hyrë në gostinë e tyre dhe për t’iu zënë vendin, është e frikshme dhe meriton të luftohet. Pa asnjë diskutim, Camaj është në tryezën e epërme të krenarisë, ku nuk ngjiten dot zhurmat e vogla’, – tha Rama.



16 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA KA NJE DOSJE ME PER TE PUBLIKUAR PER EDI RAMEN -ZAHO OSE I KUJTIM GJUZIT OSE BATON HAXHIUT thotë:

    KUR TE DEL EDHE AURON TARE TE THOTE SE ZAHO OSE ESHTE I KUJTIM GJUZIT OSE I BATON HAXHIUT

    1. Po mire nga e faktori Auroni, qe ti e thua per “te vertete”..Perse o bashkefshatar i tepelenes me Auronin, mundoheni te ndyni cdo gje vetem sepse jeni ju te ndyre!

  2. Le te shajne nga nje here apo puna komunisteve ishte loja jane sentenca te njohura.

    Besoj se e shan me marveshje, si zakonisht me te hedh hi syve.

    Shahen dhe XXX me njeri tjetrin e megjithate me gavete ushtrie hajne corben e tyre te prishur e nuk u ben pershtypje.

  3. nje malok me shume spiun
    nuk eshte ndonje gje e re kjo
    si te gjithe malot pak spiun i UDB-se
    rrnoft Sali Berisha ashtu sic rron Azem Hajdari!

  4. Te jesh nje shkrimtar i mire dhe nje njeri i zakonshem eshte normale. E i zakonshmi i ka te gjitha te mirat e te keqiat. Rama te meret me shkrimtarin me njeriun do meren te gjithe do apo nuk do Rama.

  5. Nuk eshte adhurim per shkrimtarin. Eshte adhurim qe Rama e ka per fashizmin. Keshtu adhuron ai gjithe njerezit qe ishin kunder komunizmit. Sepse rama eshte fashist qe ka marre ne dore partine qe erdhi nga antifashizmi. Por b0let qe votojne ate parti nuk e kuptojne se jane b0le dhe dele. Thjesht e votojne ngaqe eshte kryetar i partise dhe partine ata e kane si skuader futbolli. Boll te dale e para pa dreqi ta marre shqiperine. Injorante qe na e bete musolinin peshqesh.

  6. I NJETI SOROLLUP I NJETI KRIM I NJETI QE THOSHTE RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUGE QE STE CON GJEKUNDI RILINADJA SEKTI KEQ.

  7. Kush është kulmi i hipokrizisë ?
    Kur biri i Kristaqit që firmosi varjen e një poeti antikomunist, shitet si adhurues i antikomunistit shkrimtar Martin Camaj

  8. Njoni mo gamor se tjetri,kush I ka pa kur lujshin basketball ishin per tu qa me llahinga thone tironcit e vjeter

  9. Marrëveshja e Partisë Demokratike-Athinë përmbante 6 pika: 1- Delimitimin e kufijve Shqipëri-Greqi në detin Jon;

    2- Hapjen e 6 varrezave të ushtarëve grekë në jugun e Shqipërisë; 3- Hapjen e shkollave greke në disa fshatra minoritarë; 4- Lejimin me ligj të ndryshimit të kombësisë nga shqiptare në greke të ortodoksëve shqiptarë nëpërmjet vendimeve gjyqësore; 5- Marrjen e një ministrie në qeveri nga minoriteti grek (Ministri Spiro Ksera); 6- Koalicion qeveritar me partitë e minoritetit grek.

    Berisha dhe Basha e mbajtën premtimin dhe i plotësuan të 6 pikat e marrëveshjes!

    1. Tamam shkrimet e sekretareve te partise, qe vrerosen kete vend per 50 vite. Ti je nga ata qe shkruanin letra anonime, qe persekutonin fjalen e lire..qe cuan mijera shqipetare ne kampet e perqendrimit..Keto vitet e fundit ishin grahmat tuaja te fundit..Jeni te vdekur, pa hiperbolizma e fjale te medha..keni vdekur ne shpirt!

  10. Keta jane nga ajo rrace qe te vrasin naten dhe te bejne deshmor diten .Kulmi i Hipokrizise .Qente dhe zagaret e tij e sulmuan -Camajn dhe Koliqin ,del ky monstra dhe miqte e tij ,qente e tij ,zagaret e tij i quan djaller.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *