• |
ide | kryesore

Skandali me ndërtimet/ Në Tiranë u pastruan 1.6 miliardë euro në 3 vjet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
pastrim lekesh, parave



Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

E dhëna bëhet e ditur në raportin e sapopublikuar “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, një publikim i “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze. Autoret e raportit janë Tuesday Reitano dhe Kristina Amerhaiser.

Sipas raportit, nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa më të larta sesa 6 kate midis 2017 dhe 2019, 59% e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato. Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do tu mundësonin të bënin një investim të tillë.

Raporti bën një vlerësim të parasë ilegale që ka hyrë në ndërtim këto tre vjet duke u nisur nga tregues indirekte si kapaciteti financiar i firmave, kredia për ndërtim dhe huaja hipotekore.

Sipas raportit, Kreditë hipotekare mund të përdoren gjithashtu për të vlerësuar shkallën e pastrimit të parave të sektorit të pasurive të patundshme. Në vitin 2019, në Shqipëri janë dhënë rreth 200 milion euro kredi hipotekore. “Bankat zakonisht financojnë 50-70% të vlerës së apartamentit, ndërsa pjesa tjetër financohet përmes kursimeve personale. Kjo nënkupton që apartamente me vlerë 300 – 400 milion € janë financuar nga kreditë hipotekare në vitin 2019. Megjithatë, statistikat tregojnë se janë ndërtuar prona të paluajtshme në vlerë totale 953 milion €, me diferencën që supozohet se është paguar nga blerësi ose përmes kredive private. Një ekspert i pastrimit të parave në Shqipëri vlerësoi se afro 500 milion euro u pastruan përmes sektorit të pasurive të patundshme në vitin 2019 në këtë mënyrë. Duke përdorur të njëjtën llogaritje për vitin 2017 dhe 2018 rezulton përkatësisht se u pastruan 320 milion dhe 570 milion €. Kjo e çon vlerësimin total të pastrimit të parave në 2017-2019 në 1.6 miliardë euro”, thuhet në raport.

Sektori i ndërtimit në të tre vendet është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pastrimit të parave për shkak të mënyrës së strukturimit të tij. Së pari, shitjet e ndërtimeve të reja në përgjithësi funksionojnë përmes parapagimeve, duke u shitur përpara se të fillojë ndërtimi. Industria është përgjithësisht e bazuar në cash, me agjentët e pasurive të patundshme në Shqipëri, që raportojnë se 40-50% e të gjitha shitjeve bëhen ekskluzivisht në cash. Në rastet kur shitjet vijnë nga marrëveshjet e financimit, këto rrallë vijnë nga banka ose institucione të tjera financiare, por përkundrazi janë kredi private nga ndërmarrje të tjera tregtare. Sistemi i shkëmbimeve (barter) përdoret gjithashtu për ndërtime të reja, me materialet e ndërtimit që shkëmbehen me apartamente të përfunduara.

Në këtë mënyrë, shumica e transaksioneve të pasurive të patundshme shmangin kontrollin e sistemit formal financiar që mund të ngrinte shqetësimin për transaksione të dyshimta.

Për të vënë në jetë skemat e tyre të pastrimit, theksohet në raport, grupet kriminale shënjestrojnë kompanitë e ndërtimit dhe biznesmenët në situata të paqëndrueshme financiarisht, që kanë borxhe ose hua për të shlyer. Atyre u jepen shuma të mëdha parash për të investuar në projekte ndërtimi dhe blerjen e apartamenteve, me një marrëveshje joformale (zakonisht të siguruara nga kërcënimet e dhunës) që apartamentet t’ia kthejnë grupit kriminal pas përfundimit të projektit. Një tjetër mënyrë është që paratë e paligjshme përdoren për të blerë aksione në kompaninë e ndërtimit në këmbim të apartamenteve të dhëna si pagesa pas përfundimit. Mos-deklarimi i vlerës së apartamentit ose projektit lejon që të pastrohen fonde shtesë.

Raporti shton se në Shqipëri, përdorimi i gjerë i parave të paligjshme në industrinë e ndërtimit ka ndikuar në çmimet e pasurive të paluajtshme. Në fund të vitit 2019, çmimi mesatar i apartamenteve të banimit në Tiranë arriti pak më shumë se 1000 € për metër katror. Kjo paraqet një normë prej 16% të rritjes nga viti 2016, kur filloi bumi i paligjshëm i ndërtimit. Niveli i çmimeve është më i lartë sesa mund të besohet, në një vend ku të ardhurat mesatare mujore janë 420 €. Databaza globale e kostos së jetesës Numbeo i jep Tiranës një raport çmim-të ardhurash të barabartë me ato të Milanos, Mynihut dhe Moskës.

Flukset e paligjshme financiare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Raporti thekson se të gjitha provat sugjerojnë që shkalla e flukseve financiare të paligjshme (IFF) është e lartë në tre vendet, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, dhe se ato mundësohen nga një numër karakteristikash strukturore të vendeve në rajon: integrimi i tyre; ekonomitë e tyre të mëdha informale, të cilat përfaqësojnë 30-40% në të tre vendet; dhe dobësia e përgjithshme e shtetit, institucioneve shtetërore dhe kulturave demokratike. Gjeografikisht, rajoni ka shërbyer si një rrugë hyrëse midis Azisë dhe Evropës për drogën, migracionin dhe një mori mallrash tregtare. Megjithë përparimin teknik të bërë në drejtim të pajtueshmërisë me kornizat e anti-pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (AML / CFT) dhe avancimin e masave antikorrupsion dhe transparencë, tiparet sistemike minojnë përparimin real dhe rezultatet.

Ekziston një kontrast i mprehtë midis shkallës së mundësive në ekonominë kriminale dhe ekonomisë legjitime. Në një rajon ku paga mesatare mujore luhatet midis 400 dhe 600 € në muaj, dhe papunësia e të rinjve tejkalon 20%, tregtia tranzit në trafikun e drogës vlerësohet të jetë më shumë se gjysmë miliardë euro çdo vit vetëm në Shqipëri.

IFF-të mundësohen gjithashtu nga nivelet kronike të korrupsionit dhe ryshfetet që përshkojnë çdo nivel të shtetit, duke filluar nga ryshfeti transaksional deri tek korrupsioni i madh në prokurimin publik. Figurat e lidhura me politikën gëzojnë qasje të privilegjuar në industri fitimprurëse dhe mbrojtje politike për interesat e tyre. Duke pasur parasysh ndjenjën e përhapur të pandëshkueshmërisë në shtet, qytetarët e zakonshëm shohin pak nxitje për të zbatuar ligjin.

Vlerësimet e fundit nga organet ndërkombëtare sugjerojnë që qeveritë në rajon po ndërmarrin në mënyrë aktive veprime për të zvogëluar mbikëqyrjen nga institucionet e pavarura, dhe të reduktojnë përpjekjet për transparencë dhe përgjegjshmëri. Kjo përfshin sulmin ndaj mediave të pavarura dhe mbylljen e hapësirës për shoqërinë civile. /Monitor 



35 Comments

  1. Hahaha vend barbonash! Ciflig hajdutesh. Megjithese, po te nisesh nga historia, hajduteria ka qene virtyt ne keto troje.

  2. 1000 vite do prisni ne prag te deres se BE dhe prap skan per tju lene te hyni.
    O kafshe nuk ndertohet jeta, aq me teper shteti me para droge dhe krimi kur do e kuptoni?
    Minj!

    1. i lave pjatat sot? shpekt se te ka ngelur dhe dyshemeja..he djale i mbare se buka e gojes nuk fitohet lehte ne dhe’ te huaj!

      1. po rama perpara ka qene kryetar bashkie nga nje ane jepte leje nga ana tjeter i lyente gjoja te fshinte ndergjegjen me art. vazhdoni hani pallavrat e rames vazhdoni. vet na e mbylli gojen ( dhe per kete i them brravo se na reduktoi ne facebook ) dhe nga ana tjeter na e uli dhe steken duke e nxjerr veten ne vend te pare ( dhe per keto i them brravo se tani duhet te degjojme ca pipino qe kan len bythen rrugve te na japin leksione, lere pastaj pjesen tjeter te evropes me arqistarat e vet )

  3. Kjo për faktin sepse ju dhe Partia Demokratike, nuk keni kuptuar asgjë nga qeverisja, edhe pse keni qenë në pushtet, nuk keni kuptuar asgjë nga përgjegjësitë kur qeveris, pasi ju gjithmonë jeni treguar të pangopur dhe të papërgjegjshëm. Sfido Doktorin Lulzim, pastaj nis dhe bëj karshillëk Edi Ramës. Je shumë larg tij, jo vetëm si kryetar partie dhe kryeministër, por edhe si fjalëmbajtur. Do të bindesh, kur tu votojnë shqiptarët.Shpellkare shkoni pyesni Jamarberin e salihut dhe zenin,pastaj pyesni dhe liken per parate e vjedhura e te krimit te investuara ne lalz dhe ish klubi partizanit qe jam arber investoje plot mbi 25 milion euro

    1. Aman na trego ndonje sekret se si qeveriset! Mbase ti di ndonje gje qe mund te vleje. Por sepse kam pershtypjen se pervec brockullave, propagandes, vjedhjes se paskrupullt, ndarjes se pushtetit me nje bande horrash dhe mbeshtetjes tek injoranca e thelle e militanteve qorra qe akoma ju votojne, nuk ke se cfare te na tregosh. Pastaj t’ju degjosh ju ithtareve mavi te flisni per pergjegjshmeri ne qeverisje, meriton vendin e pare per batuten e vitit. Vetem nje fakt (nese te lejojne syzet mavi ta shohesh), borxhi publik eshte tek 80%- kjo te duket pergjegjshmeri?
      Megjithate urime, edhe per sot e nxorre sufllaqen e perditshme.

    2. Hahaha o fuggris jan hap sufllaqet eee

      Legen fugshpums

      Ik veji pulla zjarri sumes se je bere si kullorese makaronash

  4. Zbulim i madh!!!Këto i dijnë dhe fëmijët.Neo komunistët dhe ish sigurimsat me ça u morën në demokraci?Me gjithë llojet e trafiqeve.Siguruan plotësisht pushtetin në 97 sigurisht me ndërmjetsim nga jashtë edhe filluan ndërtimet.U pezullua pak në periudhën 2005-2013 dhe pastaj deti u bë kos fare.

  5. Fshehja e marrëveshjes dhe shmangia e Presidentit/ Pasi i fali detin Greqisë me firmën e Bashës, Berisha mblodhi Parlamentin për nder të Karamanlis,o gimi pyete Arben Mecen ish drejtori I lulzimes cfare ka bere salihu nga 2005-2013 me ndertimet e stilita te tij toke e xanun o shpellkar me emrin Gimi

  6. Fshehja e marrëveshjes dhe shmangia e Presidentit/ Pasi i fali detin Greqisë me firmën e Bashës, Berisha mblodhi Parlamentin për nder të Karamanlis

  7. studimi ne tersine e tij qendron. Por ka disa pika qe kane nevoje per reflektim. Shume ndertues kane pak kapital fillestar por kur marin lejen e ndertimit ato pronetojne shitje apartametesh dyqane etj dhe me parate e fituara nga shitjet ne leter vazhdojne punime. Kjo ne fakt eshte e paligjeshme, por nuk lidhet me pastrim parash. E dyta paret e pista qe jane futur ne industrine e ndertimit duhej ta kishin ulur oferten, por ne Tirane oferta eshte e larte sepse kerkesat jane te larta, e ketu duhet pare burimi i parave.

    1. Nuk ka me prenotime .

      Ka vetem klering dhe pastrim

      Jetojme ne tirane por spo i shohim banoret e rinj……

      Sepse jane blere cash me leke korrupsioni ose droge…jane bere me dhjetra shpi njerezit dhe s jetojne dot ne dy vende or lum miku

  8. hidhi nje sy muzeumeve me te famshem ne londer, paris apo vjene dhe do kuptosh kush jan hajdutet me te fuqishem dhe me me tradita. Edhe sot qe flasim thesaret e artit te greqise se lashte, egjiptit etj nuk kthehen atje ku jane vjedhur. Kuptohet askush nuk e ka qejf konkurencen, as hajdutet

    1. bravo mazllem. e sigurove besnikerine tende per te mbajtur vendin e punes me keto komente pa logjik e prej servili

    2. Dmth fajin pse ndertimi financihet me leke jorrupsioni dhe droge e ka franca dhe britania se kane vjedhur afriken azine etj……

      Ata e kane fajin pse apartamentet blihen ke leke droge dhe korrupsioni…..

      Talent je !

      Komente sipss skensrit

      Florida toni montana , europa , droga bota

      Dmth kshu e ka jeta ska faj lali kellira qe nbush xhepat por jane gjera te jetes ?????

      Ai pasurohet ne varferohemi po ci qi temen dmth ???

      A jeni per tu q rracen fugshklyma e lali kellires dhe edi krimit

  9. Ke pa toni montane mbreme sic duket

    Po leke te pista ka gjitmone por por kur ka nje rapirt 3 me 1 perleke te pista je norka bashki narko shtet te keqen edi nuk je florida xhan i lali i kellires

    Florida ku e tirana ku

    Mesi xhan meso mos u merr me propagande

  10. Gjera qe dihen shume evidente

    Konkluzion i sakte me 2 – 3 parametra.

    Teatri u shemb, kushtetuta u nderrua nga Rama dhe PS me opooooziten qe ska vota as sa bindja e patozit, pra puc kushtetues narko shtet

    Presim yuri fytyrebythen kim qe te na flase per hapjen e negociatava ….uuuups apo ishte Lu i ndrituri i peshkatareve qe na uroi ne 2016 per hapjen e begociatave me BE??
    E crendesi ka kjo tek e fundit, Rama ka bo shtet e ca shteti!!!
    Korrupsion droge dhe projekte 3D

    Shqiptaret rrugeve te europes dhe 500 mije socialiste ne 200 mije leke ne muaj per koke super te gezuar!!!

    Living la vida loca socialistat e rames!!! 200 mije leke muaji yyyy, nderkohe Rama dhe jellura numerojne xhixhat

    Edhe bar/k do hame edhe ramen nuk e tradhtojme.

    Rrace muti mbetje ushtrish

  11. Studim idiot koke e kembe. Nuk e njohin rajonin dhe nuk ju vihet shume faj por paraja Shqiptare e piset nuk ekziston ne Shqiperi por ne Evrope si cash ose cash equivalent dhe asete qe kthehen ne cash kollaj. Shume pake futet ne Shqiperi sepse nuk ka siguri jo se kane frike nga shteti por nga te tjere si puna e tyre. Per ndertimet zakonisht pronari kur nuk ka para pika e pare ku shkon eshte ndertuesi qe ka ne dore projektin. Njoh vete shume te tille qe ne mes te projektit nuk arrine te hedhin leke dote dhe detyrohen ti japin ndertuesit kate me apartamente ose dyqane etj. Dicka tjeter kredia bankare ne Shqiperi nuk ka qene e favorshme per kohe te gjate dhe kredia informale si cdo vend tjeter lulezon dhe ne Shqiperi por jo aq e sofistikuar sic lulezon ne Evrope e Amerike (shadow lending). Te nxjeresh perfundim qe meqe nuk ka formalitet ne Shqiperi detyrimisht jane para droge eshte injorance e thate ne me te miren dhe rracizem ne me te keqen. Informaliteti lidhet me gjera te tjera jo detyrimisht me parane e droges. Duhet te kuptojme dicka qe dhe drogaxhiu ato leke nuk i hedh kote kuturu normal qe do kete me pak ndjesi se ai qe i ka nxjere ndershmerishte parate por prape nuk investojne ne Shqiperi sepse ne Shqiperi jane te tere ku te te rrjepin e ku te te ndukin. Tek ne kane ardhur para te cironkave te Londres, e ndonje tjetri neper Belgjike dhe aq.
    Lind pyetja tani po mire po keto kulla e ndertime kush i ben? Pergjigjia eshte qe keto kulla sidomos projektet e medhaja jane kryesisht shumica me para korrupsjoni. Keto jane ndertime qe bejne pushtetaret e politikanet e vendit me para qe vjedhin nga populli nuk jane ndertime me para droge.

  12. Mendoj që po. Zoti Basha do të dëshironte shumë që të anashkalonte figurën e liderit historik në zgjedhjet e ardhshme”, – tha ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD mbi zhvillimet e fundit në këtë forcë politike.

    “Unë nuk e di sa duhet të ndikohet kryetari i PD nga njerëzit që i flasin për Atin.

  13. Marrëveshja e Partisë Demokratike-Athinë përmbante 6 pika: 1- Delimitimin e kufijve Shqipëri-Greqi në detin Jon;

    2- Hapjen e 6 varrezave të ushtarëve grekë në jugun e Shqipërisë; 3- Hapjen e shkollave greke në disa fshatra minoritarë; 4- Lejimin me ligj të ndryshimit të kombësisë nga shqiptare në greke të ortodoksëve shqiptarë nëpërmjet vendimeve gjyqësore; 5- Marrjen e një ministrie në qeveri nga minoriteti grek (Ministri Spiro Ksera); 6- Koalicion qeveritar me partitë e minoritetit grek.

    Berisha dhe Basha e mbajtën premtimin dhe i plotësuan të 6 pikat e marrëveshjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *