• |
ide | kryesore

Rinas/ Dy grave i sekuestrohen afro 42 mijë paund te padeklaruara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rinas_7.jpg

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.


Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Sasia e parave të padeklaruara u gjetën (31850 paund) në çantën e shtetases L.S, 46 vjeçe, banuese ne Berat dhe ne canten e shtetases E.K,20 vjece, banuese ne Durres 10000 paund. Te dyja keto shtetase jane proceduar penalisht per mosdeklarim te te hollave apo sendeve me vlere ne kufi.
Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

5 Comments

  1. Nje pyetje kisha – Nëse gjindet se këto lekë janë vënë me ndershmëri, a do t’i kthehen këto lekë të zotëve të tyre?

  2. Nje pyetje kisha – Nëse gjindet se këto lekë janë vënë me ndershmëri, a do t’i kthehen këto lekë të zotëve të tyre?

    Dhe pyetja tjetër – Çfarë ndodhi me milionat e lekëve që u vodhën në Rinas, u gjetën të gjitha? Informacioni më i fundit thotë se u gjenden vetëm një pjesë e tyre ne një kusi me presion.

    1. Sa naiv qe je mo i shkrete. Sipas lignit shqiptar nese kapesh me lek te pa deklaruara, nuk te konfiskohen por mer gjob 20 000 Lek, kur e ke per her te pare.
      Por ketu jetojme ne nje shtet qelbesirash…
      Ky shtet kurv perdor ligjin anti mafia per te konfisku dhe 10000€ a thua se meret mafia me keto vogelsira. Ketu eshte per te ik naten, e jo me diten.

      1. Miku e ke kuptuar gabim “naivitetin” tim, mos tërhiq këmbëzën para se të mendohesh. Une bëra një pyetje të thjeshtë për informim. Faleminderit per përgjigjen, pra për herë të parë gjobitesh dhe herën e dyte ti sekuestrojnë. Kaq doja.

  3. Kto kurvat donin te mi konfiskonin € edhe mua nje here po i ra sharra ne gozhde. Sipas ligjit duhen deklaru nese jane me shume se 10 000 € por une kisha fiks 9 900€ zarf dhe 90€ ne kulete. I iku zari fare kur i tregova ligjin, dhe kur pane qe nuk po mi sekuestronin dot vetem per 10€.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu