• |
ide | kryesore

Video/ Thyhet vazo gjatë shortit: shikoni reagimin e Shulku

-Instant, Sport, Video



Ndoshta për ti uruar fat sezonit të ri të Superiores, sic ndodh për nisjen e një anije, apo për të celebruar arritjen historike të kualifikimit të të gjitha skuadrave shqiptare përtej raundit të parë të kompeticioneve europiane, por gjatë shortit për përcaktimin e kalendarit të kampionatit të Superiores, në sallën e konferencave të stadiumi “Air Albania”, njëra prej vazove është thyer, duke i befasuar të gjithë.

Më tepër se të gjithë, sekretarin e FSHF-së, Ilir Shulku, që po përziente goglat, kur vazoja u thye. Ky moment u kalua me të qeshura, ndërkohë që vazoja u zëvendësua menjëherë dhe shorti vijoi normalisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *