• |
ide | kryesore

Durrës, arrestohet laçjani që dhunonte gruan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet një burrë i dhunshëm në Durrës. Policia ndërhyn teksa shkatërronte banesën, pasi kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij. Policia thotë se në zonën e Plazhit në Durrës, A.M., 35 vjeç, banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

Njoftimi policise

Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *