• |
ide | kryesore

Fiorentina kërkon ti rrëmbejë Lazios Muriqin: Lotito i tërbuar me Commisson

-Instant, Sport



Vedat Muriqi ka futur në sherr dy klube të Serie A. Sipas asaj që ka bërë të ditur Corriere dello Sport, situata për të ardhmen e sulmuesit kosovar, ka përplasur fort Lazion e Fiorentinën. Klubi bardhekaltër është prej kohësh në gjurmët e sulmuesit, duke vënë në vijë të parë të tratativës vetë drejtorin sportiv Igli Tare. Cështja është se pas kërkesës prej 20 milionë euro të bërë nga presidenti i Fenerbahçe, operacioni u fut në fazë pritje. Pikërisht në këtë cast, ditët e fundit Fiorentina ka kërkuar të ndërhyjë, duke shkaktuar zemërimin e presidentit të Lazios Lotito. Numri 1 i bardhekaltërve ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të Fiorentinës Joe Barone, duke i kërkuar të tërhiqet.

24 vjecari nga Prizreni është transferuar tek Fenerbahce nga Rizespor në sezonin e kaluar të merkatos, ndersa tani për të projektohet e ardhmja në Serie A. Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. 3 gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët 3 në Kupën e Shqipërisë dhe 3 me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime. Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje dy vite më parë. Fenerbahce shpenzoi 3.5 milionë euro kur e mori nga Rizespor, por tani do të përfitojë një plusvalencë të konsiderueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *