• |
ide | kryesore

“Greqia po e merr detin me diktat”, koloneli që denoncoi marrëveshjen e vitit 2009, zbulon hilen që përdori shteti helen për të arritur qëllimet e veta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për debatin e nisur në ditët e fundit në lidhje ambicien greke për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Në një intervistë për gazetën “Panorama.al”, Pashaj tregon se përse një dëshirë e tillë greke mund të cenojë ujërat territoriale të Shqipërisë. Ai thotë se për ndarjen e kufirit siç u bë në vitin 2009, por edhe tani, në përcaktimin e 12 miljeve nuk duhet të merren mikroishujt shkëmborë të pabanuar.

Duke marrë si shembull shkëmbin e Barketës, shumë i diskutuar edhe në vitin 2009, Pashaj thotë se ai nuk mund të merret si pikë për të filluar matjen e 12 miljeve detare që kërkon Athina zyrtare. Koloneli Myslim Pashaj ka edhe një kritikë për grupin negociator që po punon për ndarjen e kufirit detar shqiptaro-grek, pasi sipas tij duhet të ketë ekspertë të nivelit të lartë dhe me përgjegjshmëri të lartë kombëtare.

Më tej, Pashaj tregon edhe problemet që kanë institucionet shqiptare për këtë temë, të cilat sipas tij janë të papërgatitura, pasi nuk janë marrë fare me paktin detar. Myslim Pashaj i bën apel qeverisë shqiptare që të bëjë transparente ecurinë e negociatave të deritanishme me Greqinë dhe të dilet me një qëndrim zyrtar nëse është rënë dakord që të zbatohet parimi i vijës së mesit në ndarjen e kufirit detar.

Gjithashtu, në intervistën e tij Pashaj u kërkon palëve politike në vend që të bashkëpunojnë kur vjen fjala te çështje të tilla me interes të lartë kombëtar, me qëllim që të mos përsëritet edhe një herë historia që ndodhi me marrëveshjen e vitit 2009.

Kolonel, pas hartës greke të kalimit nga 6 milje detare në 12 milje, në media ka dalë dhe harta e re e diktatit grek për ndarjen e ujërave territoriale në kanalin e Korfuzit. Opinioni juaj…

Vitet ikin, vitet rrjedhin. Deti Jon është i shenjtë, por ai ka ngelur ende i pandarë. Në vitin 2009 s’kishte kush dijeni se ç’bëhej me ndarjen detare midis dy vendeve, por erdhi koha e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Greqisë. Aty një herë filluan eksplozionet aq të ndjeshme shqiptare, kur thuhej se “detin e kemi të ndarë që në kohë të Enver Hoxhës… etj.” aq e papërgatitur ishte Shqipëria në këtë mision të madh kombëtar. Pastaj nxorën një listë koordinatash, e cila qe dhe fillimi i tymit mediatik të paparë. Unë jam përfshirë në këtë histori, që është edhe histori hartografie në mënyrë rastësore nga një gazetar.

Ne e përmbysëm atë vepër pushtuese që në harkun e një viti, të bëhen negociatat dhe të ndahet deti me “metodën e vijës së mesit të baraslarguar nga të dyja brigjet”, që i barazoi aq shpejt faktorët e detit Jon të Shqipërisë dhe unë u gjenda në Gjykatën Kushtetuese në grupin oponent të Partisë Socialiste, në një përpjekje të pazakontë. Qeveria shqiptare e asaj kohe u mpak, por nuk u dorëzua, ndërkaq filloi anatemimet e pasuksesshme për të mbështetur paktin. Dhe kjo është e turpshme! Ajo s’ishte në gjendje e nuk dinte se ku ishin burimet njerëzore e institucionale që duhet të kishin bërë këtë përgatitje, për t’u ndeshur me fqinjin tonë jugor. Greqia në synimet e saj kombëtare ka ndërmarrë një mësymje të madhe.

Zgjerimi në 12 milje detare nuk është gogol, por është rasti kur një fqinj duhet të gjejë rrugët më racionale, që brenda synimit grek të mos depërtojnë qëllime djallëzore për të rrezikuar integritetin territorial. Harta e paraqitur ditën e djeshme, ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010. Qëllimet e Greqisë aty janë shprehur me qartësinë dhe diktatin e saj. Kjo është shumë e rëndë.

Dhe çfarë ka ndodhur më pas?

Ju mund të shihni se si ka rifilluar eksplozioni edhe tani, njëlloj si në periudhën 2009-2010. Institucionet shqiptare të panjohura, të papërgatitura, sepse janë disa institute dhe universitete, që as janë marrë fare me paktin detar.

Po pozicioni juaj?

Unë jam një qytetar shqiptar, i gjendur në frontin tim hartografik, siç e thashë aty pati në mënyrë rastësore, por prapë për fat, në frontin tim. Kam luftuar në të gjitha mënyrat për të mbrojtur kauzën e madhe të përcaktimit dhe ruajtjes së kufijve shtetërorë jugperëndimorë të Shqipërisë në 110 km gjatësi. E gjithë kjo gjatësi detare nuk është thjesht ujore, por njëlloj si dheu kontinental i Shqipërisë.

Druaj, por shumë zyrtarë nuk e dinë këtë, edhe pse mund të jenë përfshirë në grupe pune për këtë çështje. Në këtë periudhë që filloi trazimi, unë vijoj të jem në atë oponencën timen të para 11 viteve, në atë pozicion. Nga pikëpamja politike, kjo është një çështje e Partisë Socialistë dhe Partisë Demokratike, ndërsa nga ana profesionale dhe ekspertizës, unë ngelem pjesë e pavarur në këtë oponencë, sado që të zgjasë.

Kush është emëruesi i përbashkët? Ky është një problem kombëtar. Pse jeni të zhgënjyer!?

Unë si ushtarak dhe hartograf që kontribuoj në këto fusha, jam i zhgënjyer. Duhet njohur thelbi i punëve të institucioneve shqiptare, të cilat nuk janë në misionin e tyre. Dhe ne jemi të papërgatitur, të pazotë. A i ka këto vlera mesatare grupi negociator? Kjo është e trishtueshme, sigurisht!

Keni ndonjë hollësi?

Jo hollësi, por gjëra profesionale që na e ulin kokën. Për shembull, një diplomat i ri artikulon me buzëqeshje se “zgjerimi me 12 milje detare, asgjë e re për Shqipërinë”. Atëherë, unë do t’u thosha shqiptarëve që të shikojnë atë hartë që bashkëshoqëron ligjërimin e Ministrisë së Jashtme, ku është vizatuar e drejta e 12 miljeve detare dhe avancimi nga 6 milje detare në 12 milje detare. Në vitin 2009, deti u nda me një pakt që tanimë është i përmbysur. Para 11 vjetësh, Greqia dhe Shqipëria njihnin në detin territorial grek 6 milje detare, të deklaruara nga Greqia.

Ndarja “sipas vijës së mesit”, e përzgjedhur qorrazi nga shqiptarët, lejoi “pushtimin” në kufirin e 22,22 km nga ishulli Othonoi, pa marrë parasysh rrethanat gjeografike. Shikojeni në hartë se si mësyn e drejta detare e 12 miljeve detare të Greqisë, e cila realizon me sukses qëllimet e saj. Kjo është ndër më të thjeshtat. Por ka edhe më shumë. Unë i kam bërë zë opinionit shqiptar “në di gjë ai, se kujt shteti i përket Cekina shkëmbore e Pleshtit (Barketës) tanimë të njohur? Greqisë apo Shqipërisë? Askush nuk përgjigjet.

Pra, ky shkëmb është histori e papërgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë shtetërore shqiptare, mbasi ky shkëmb që ndodhet në krahun shqiptar të detit territorial, në vitin 1913, kur detit iu la vetëm një frazë nga ndarja tokësore “Përmes Kanalit të Korfuzit”. Ky shkëmb është marrë si qendër për të ndarë detin Jon të Shqipërisë. Dhe ky është mjerimi ynë shqiptar. Dhe diplomati thotë “asgjë e re për Shqipërinë!”

Po mund të kthehemi pak më pas, për çështjen që është bërë alarm ditor i shqiptarëve. Duket sikur po mësyn një qenie detare që po na gllabëron?

Unë do të thosha se kjo është një keqkuptim i madh. Këtu është cituar ligji ndërkombëtar, sipas UNCLOS-82. Këtë të drejtë e kanë të dy fqinjët për ta zgjeruar (për ta marrë këtë të drejtë) dhe ajo ngelet si të ishte dheu kontinental i të dyja shteteve. Ajo që kërkon njohje, përgatitje profesionale dhe ligjore është negociata për ato raste kur kushtet gjeografike nuk e lejojnë zgjerimin. Këtu është çështja! Dhe për këtë shqiptarët kanë të drejtë të trazohen keqazi se kësilloj u dogjën gjatë “pushtimitdorëzimit” që ndodhi në vitin 2009.

Asnjë në hierarkinë e shtetit nuk e tha një fjalë për të sqaruar negociatën, por diplomati i ri tha prerazi se nuk ka negociatë! Automatikisht! Si është e mundur?! Kaq do të duhet dhe “t’i hapet shtegu” kundërshtarit që të “gllabërojë” hapësirën detare, sepse nuk dëshiron të pranojë faktorin tjetër ndarës të së Drejtës së Detit “Equitable Solution” (ndarje e drejtë dhe e ndershme). Më erdhi mirë që zoti Cakaj në një dalje të tij para mediumeve përmendi “atje ku e lejon gjeografia”( shyqyr!). Pra aty do të ketë vlerësim dhe analizë, si dhe negociatë. Po ashtu Cakaj përmendi edhe Gjykatën Kushtetuese e cila nuk përmendet fare.

Po a do të jenë të suksesshme negociatat që po bëhen tani?

Unë nuk di gjë për negociata se ajo është konfidenciale. Pra nuk ndjehet e nuk flitet, ka një draftmarrëveshje, por se ç’ka brenda, s’njihet! Nuk flitet as për parimet të paktën. Për shembull z. Cakaj të na thoshte se në bisedime a është pranuar “Vija e Mesme” apo “Equitable Solution”, po efekti i ishujve dhe cekinave detare? Asgjë nuk del! Aftësia e negociatorëve!?

Ju keni thënë se duhet të japin dorëheqjen, apo jo?

Ky është një mendim qytetar dhe intelektual i imi dhe nuk rrezikon për fatin e karrierës së tyre. Atëherë kur nuk flet ekspertiza, profesioni, shkenca dhe përgatitja intelektuale, këtu të shkon udha e mbrapshtë. Besoj se ndikimi politik “bën hatanë” bashkë me atë “hierarkik”. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duhet të bashkohen në këtë marrëveshje duke vënë interesin kombëtar në krye./ Panorama



20 Comments

  1. Pyeteni kolonelin pse nuk e merr me Bollino ne news24 per te “goditur” grekun? Apo tani nuk ka me nevoje meqe italia e rregulloi me greqine. Te pakten kuptoni kur te huajt u shfrytezojne me spiunat e tyre ne Tirane.

  2. Greqia, Italia , Serbia, Rusia dhe shtetet e Europes gjithmone zgjidhjen per Ballkanin i kane bere ne dem te interesave shqiptare, i kane coptuar dhe ndare shqiptare. Fatkeqesia me e madhe shqiptareve u erdhi kur rane dhe u rrezuan Perandoria Osmane dhe ajo Austro-Hungareze dhe u ndertuan perandoria sllave komuniste sovjetike, dhe ajo Jugosllave. Edhe SHBA-te , shume vone dhe pas luftes se dyte boterore e moren vesh se kush jane sllavet ruse e serbe se dikur i kane mbeshtetur e perkrahur ato.

  3. Deri tani kemi degjuar vetem spekullime . E vetmja gje zyrtare qe kemi eshte deklarata e Micotaqit ne parlament ku thote se do zgjerohet nga 6 ne 12 milje te detin jon.. Por ai ka shtuar dhe frazen ATY KU ESHTE E MUNDUR.
    Pra ne nuk dime egzaktesisht se cili eshte varianti zyrtar grek per hartat. Qeveria shqiptare po tregohet e kujdesshme duke mos reaguar pa pare nje varjant perfundimtar te pales greke. Dhe nese do te kete konflikt ( mbivendosje 12 miljesh te nje shteti mbi shtetin tjeter) do te ndiqet procedura zyrtare e cila eshte :

    1) Parlamenti Grek voton ne parim zgjerimin nga 6 ne 12 milje .
    2) Qeveria Greke ngarkon teknicienet te percaktojne hartat perkatese sipas rezolutes se parlamentit.
    3) Behet kerkesa zyrtare ne OKB per kete veprim duke paraqitur dhe kufirin perfundimtar .
    4) OKB pyet nese Fqinjet kane ndonje kontestim mbi kete ceshtje .
    5) Nese nuk ka kontestim nga fqinjet , zgjerimi merre forme ligjore nderkombetare ( njihet nderkombetarisht)

    Pra deri tani qeveria greke po zbaton nje te drejte qe ja nje ligji nderkombetar.
    Pasi te shikohet varianti zyrtar qe Greqia dorzon ne OKB atehere , i lind e drejta Shqiperise te thote , NUK JAM DAKORT ME KETE NDARJE SE ME CENON UJRAT E MIA.
    Ne kete moment Qeveria Greke eshte e detyruar te hyje ne bisedime me qeverine tone per kete ceshtje , ku dhe mund te shkohet deri ne gjyq nderkombetar ( gjykata e Hamburgut per ligjin e detrave) per ato ceshtje , pika te nxehta te hartes qe ne nuk do jemi dakort.

    Nese Shqiperia nuk jep voten e saj pro ketij zgjerimi , kerkesa e Greqise nuk pranohet nga OKB .

    Eshte e kote te fillojme filmat me spiunazh tani . EShte shume heret.

    1. Ti ke shume te drejte , por ne shqiptaret dime nje histori me Nastradinin.

      Nastradini sa here dergonte djalin te mbushte uje me qyp , e qellonte me shpulle . Nje kalimtar e shikon dhe i thote, pse e qellon ai nuk e ka thyer qypin.
      Dhe nastradini i pergjigjet, E qelloj tani qe te kete kujdes qemos ta thyeje , se po e theu nuk ka vlere shpulla ime pastaj.

      Keshtu dhe kjo puna e presjonit ndaj qeverise. Mund te duket e poshter dhe e padrejte , por me mire te jemi ne nje cike te poshter dhe te padrejte sa sa te humbim qofte dhe nje cm det.

  4. Titull shkerdhat !
    Fjala ‘DIKTAT ‘ nuk eshte permendur fare nga profesori , por nga gazetari qe i ben pyetjen.

    //// Kolonel, pas hartës greke të kalimit nga 6 milje detare në 12 milje, në media ka dalë dhe harta e re e DIKTATIT grek për ndarjen e ujërave territoriale në kanalin e Korfuzit. Cili eshte opinioni juaj… ””’

    Dhe me skandalozja eshte se nuk e thote se kush e ka nxjerre kete harte . A eshte zyrtare ajo harte ? Me sa di une ajo harde doli ne fillim ne nje website private blogspot.com dhe me pas e publikoi nje nga gazetat greke me te medhate.
    Pra asgje zyrtare. Imagjinoni sikur Lapsi te nxjerri nje harte ku fut ne teritorin shqiptar gjysmen e Korfuzit dhe te ngrihen te mencurit e greqise te nxjerrin nga lumi gurin qe hodhi lapsi .

  5. Marrëveshja e Partisë Demokratike-Athinë përmbante 6 pika: 1- Delimitimin e kufijve Shqipëri-Greqi në detin Jon;

    2- Hapjen e 6 varrezave të ushtarëve grekë në jugun e Shqipërisë; 3- Hapjen e shkollave greke në disa fshatra minoritarë; 4- Lejimin me ligj të ndryshimit të kombësisë nga shqiptare në greke të ortodoksëve shqiptarë nëpërmjet vendimeve gjyqësore; 5- Marrjen e një ministrie në qeveri nga minoriteti grek (Ministri Spiro Ksera); 6- Koalicion qeveritar me partitë e minoritetit grek.

    Berisha dhe Basha e mbajtën premtimin dhe i plotësuan të 6 pikat e marrëveshjes!

  6. Foli kolonel jevgjiti.ik mor komunist shkerdhate qe i sherben kermes antishqiptare.ik mor plakaruq i mbaruar e ne amnezi totale.

  7. Greqia po shkel ligjet ligjet nderkombetare te detit, duke bere fakt te kryer rrembimin e shelfit kontinental nepermjet ishujve te saj, gje e cila eshte e jashteligjshme ne çdo rast. Institucionet shqipetare duhet te reagojne e ta çojn çeshtjen ne gjykatat nderkombetare, ndryshe quhet tradhti e rende kombetare.

  8. Si e beri Greqia FAKT TE KRYER rrembimin e shelfit kontinental ? ( pa aprovimin e OKBs dhe pa dakortesine e Shqiperise) ?
    Thua se Greqia po shkel LIGJET NDERKOMBETARE per rrembimin e shelfit kontinental . Cilin ligj nderkombetar ?
    Deri tani ajo po i jep te drejten vehtes te aplikoje nje ligj nderkombetar ( te drejten per tu zgjeruar me 12 km) .
    Thua qe ‘institucionet Shqiptare duhet te reagojne dhe ta cojne ceshtjen ne gjykatat nderkombetare’ . Cilen ceshtje ? Deri tani nuk ka asnje ceshtje se nuk ka asnje harte zyrtare. Nese ne te ardhmen do te kete , qe patjeter qeveria jone do reagoje nese na preket qofte dhe nje cm nga ujrat tona. ( tek e fundit nuk japim aprovimin tone ne proceduren e OKBs) .
    ( MOS HARRO SE NESE GJYKATAT NDERKOMBETARE I JAPIN TE DREJTE GREQISE , TI DO DALESH DHE DO BERTASESH QE JANE TE BLERE NGA GREQIA )

    1. Greqia po rremben Shelfin kontinetal te shqiperise me ca ishuj pordhe, por edhe sikur te ishin ishuj te medhenj dhe te banuar Ligji nderkombetar i detit thekson se: Ishujt nuk mund te kenë Shelf kontinental”.

      1. Ti prap vazhdon ne ate kokfortesine dhe injorancen tende.
        Insiston se ‘ GREQIA PO RREMBEN SHELFIN KONTINENTAL TE SHQIPERISE ME CA ISHUJ’ .

        Me trego nje dokument te vetem qe verteton qe Greqia po e ben kete gje , dhe jam shume dakort qe bashke me ty te shkojme dhe tja bejme te qarte Qeverise – Parlamentit – Presidentit qe kjo gje eshte e pa pranueshme .

        Tani thua qe ‘ LIGJI NDERKOMBETAR I DETIT THEKSON SE : iSHUJT NUK MUND TE JENE SHELF KONTINENTAL ” … ( e para je gabim se ligji nuk i fut te tere ishujt ne nje thes, por ben dallime midis tyre) .. por do te isha shume mirnjohes te me tregosh kete ligj . Ne cilen liber ( kod ligjor) eshte shkruar ky ligj . Te pakten te mesojme dhe ne dicka qe mos vdesim injorante.

        1. Ti dukesh qe shkruan nga ambasada grekе ne tirane ose me e pakta nga selia e rilindasve ne kryeministri. Ja ku e ke dhe ligjin , me sakte kreyn e XI te tij “United Nations Convention on the Law of the Sea /* Montego Bay Convention */ Official Journal L 179 , 23/06/1998 P. 0003 – 0134.

          P.S. Kerkoje vet pasi u mundova disa here te ta nisja linkun me ligjin nga ketu, por si duket moderatori i lapsit nuk e lejon. Megjithate edhe pasi ta lexosh ligjin ne mos injorant do vdesesh bytheshitur.

          1. Artikulli XI flet per Portet dhe jo per Ishujt .

            ””’ Article 11

            Ports

            For the purpose of delimiting the territorial sea, the outermost permanent harbour works which form an integral part of the harbour system are regarded as forming part of the coast. Off-shore installations and artificial islands shall not be considered as permanent harbour works.
            ”””

            PS. Fakti qe ofendon dhe shan cdo njeri qe nuk e mendon si ty kete problem tregon vetem injorancen dhe frustrimin tend. Ke probleme shume te medha me vehten tende . Shko kurohu se i behet derman dhe harbuterise.

          2. Ti po ngaterron ( me dashje apo pa dashje ) Shelfin kontinental me Ujrat teritoriale . Greqia tani po zgjeron ujrat teritoriale.

            Kreu XI qe ti ke permendur nuk flet fare per Shelfin Kontinental por per dicka tjeter. Ndersa Kreu VI flet per shelfin kontinental .

            ”’ PART XI

            THE AREA //////

            ///// PART VI

            CONTINENTAL SHELF

            Article 76

            Definition of the continental shelf

            1. The continental shelf of a coastal State comprises the sea-bed and subsoil of the submarine areas that extend beyond its territorial sea throughout the natural prolongation of its land territory to the outer edge of the continental margin, or to a distance of 200 nautical miles from the baselines from which the breadth of the territorial sea is measured where the outer edge of the continental margin does not extend up to that distance.

            2. The continental shelf of a coastal State shall not extend beyond the limits provided for in paragraph 4 to 6.

            3. The continental margin comprises the submerged prolongation of the land mass of the coastal State, and consists of the sea-bed and subsoil of the shelf, the slope and the rise. It does not include the deep ocean floor with its oceanic ridges or the subsoil thereof.

            4.

            (a)

            For the purposes of this Convention, the coastal State shall establish the outer edge of the continental margin wherever the margin extends beyond 200 nautical miles from the baselines from which the breadth of the territorial sea is measured, by either:

            (i)

            a line delineated in accordance with paragraph 7 by reference to the outermost fixed points at each of which the thickness of sedimentary rocks is at least 1 % of the shortest distance from such point to the foot of the continental slope; or

            (ii)

            a line delineated in accordance with paragraph 7 by reference to fixed points not more than 60 nautical miles from the foot of the continental slope.

            (b)

            In the absence of evidence to the contrary, the foot of the continental slope shall be determined as the point of maximum change in the gradient at its base.

            5. The fixed points comprising the line of the outer limits of the continental shelf on the sea-bed, drawn in accordance with paragraph 4(a)(i) and (ii), either shall not exceed 350 nautical miles from the baselines from which the breadth of the territorial sea is measured or shall not exceed 100 nautical miles from the 2 500 metre isobath, which is a line connecting the depth of 2 500 metres.

            6. Notwithstanding the provisions of paragraph 5, on submarine ridges, the outer limit of the continental shelf shall not exceed 350 nautical miles from the baselines from which the breadth of the territorial sea is measured. This paragraph does not apply to submarine elevations that are natural components of the continental margin, such as its plateaux, rises, caps, banks and spurs.

            7. The coastal State shall delineate the outer limits of its continental shelf, where that shelf extends beyond 200 nautical miles from the baselines from which the breadth of the territorial sea is measured, by straight lines not exceeding 60 nautical miles in length, connecting fixed points, defined by coordinates of latitude and longitude.

            8. Information on the limits of the continental shelf beyond 200 nautical miles from the baselines from which the breadth of the territorial sea is measured shall be submitted by the coastal State to the Commission on the Limits of the Continental Shelf set up under Annex II on the basis of equitable geographical representation. The Commission shall make recommendations to coastal States on matters related to the establishment of the outer limits of their continental shelf. The limits of the shelf established by a coastal State on the basis of these recommendations shall be final and binding.

            9. The coastal State shall deposit with the Secretary-General of the United Nations charts and relevant information, including geodetic datum, permanently describing the outer limits of its continental shelf. The Secretary-General shall give due publicity thereto.

            10. The provisions of this Article are without prejudice to the question of delimitation of the continental shelf between States with opposite or adjacent coasts./////

  9. Kolonel Pashai tani duhet të buçiste me alarmin e tij për detin pasi në Shqipëri në vitin 2009, edhe po të gabonin specialistët, kishte një Gjykatë Kushtetuese që ja priste rrugën grekërve.
    Koloneli socialist, aq sa shqetësohej me të drejtë për kufijtë detarë të Jonit, si “qytetar” siç thotë, duhej të vinte alarmin edhe për kufijtë e Kosovës që Rama me Thaçin deshin ti ndryshonin në favor të Serbisë, po aq shqetësuese për kolonelin duhej të ishte edhe marveshja e fshehtë Rama-Vuçiç për rikrijimin e Jugosllavisë së re me Shqipërinë mbrenda.
    Shqetësimi më i madh sot është se Rama, duke mos pasur Gjykatë Kushtetuese mund të bëjë fakt të kryer çdo marëveshje në dëm të interesave të kombit shqiptar, mjafton që të sigurojë mbajtjen e pushtetit diktatorial.
    Boll me akuzat kundër Berishës për ate që nuk ndodhi në 2009 pasi ai e respektoi vendimin e Gjykatës kushtetuese.
    Kemi një kryeministër tjetër që prej gati 8 vitesh edhe kur ishte Gjykata kushtetuese, nuk i zbatonte vendimet e saj, e prej 3 vitesh në mungesë të saj ka shkelur me dhjetra herë Kushtetutën.
    U bë si u bë marëveshja e 2009-ës, me apo pa gabime, ajo tashmë është një histori e mbaruar dhe e mbyllur nga Gjykata Kushtetuese e ndërkaq çështja shkoi me transparencë në Gjykatë.
    Veç faktit që sot kemi një kryeministër që është shumë larg atdhetarizmit të Berishës, e që duke qenë pjesë e presidencës së “Internacionales socialiste” është armik i nacionalizmit, situata aktuale midis Greqisë e Turqisë mund të rrezikojë të shndrohet në një konflikt të rrezikshëm, pikërisht për ndarjen e kufijve detarë.
    Berisha për hir të pranimit të Shqipërisë në NATO, duket se nuk i kushtoi shumë vëmëndje marëveshjes së vitit 2009, por sot nga Rama nuk mund të besosh për asgjë.
    Ka deklarata zyrtare të Greqisë për këtë temë po akoma nuk kemi dëgjuar me transparencë se cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare, veç dëgjojmë mufkat bajate të Ramës me “djathë e sapun”

  10. o Musllim a e di Ramazoni kete pune se ai tha eshte “trotuar”. Po si duket eshte trotuar qe vetem greku do kaloj dhe ne do shullohemi ne diell. Foli

  11. Se sa patriot eshte Rama e tregon edhe qendrimi ndaj anetareve te pales shqiptare ne komisionin e 2009. Kur erdhi ne pushtet ne 2013 u zotua t’i coje para drejtesise. Ne fakt beri te kunderten duke i promovuar ata qe kishin firmosur per komisionin:
    1. Ferit Hoxha, kryetar komisioni, e beri Drejtor te Pergjithshem ne MPK, pastaj Ambasador prane UNESCO-s.(Vijon)
    2. Suela Janina, anetare komisioni, Ambasadore prane BE (vijon).
    3. Enkeleida Merkuri, anetare komisioni, Ambasadore ne Sllovaki (vijon).
    4. Ilir Tepelena, anetar komisioni, Ambasador ne Rumani (vijon).
    Te gjithe te promovuar ne detyra te rendesishme nga Rama.

    Pritet mendimi i Mero Gelbazes

  12. Sepse greqia ka te gjitha dosjet e spiunave te qelbistanit. Vdekshin sigurimsatkomunistaevgjitergejqytetarefshatare.

  13. Kolonel komunist i pjerdhur dhe shkerdhate.
    U vjen fakteve anash pa e thene te gjithe te verteten.
    Vdeksh atje ne emigracion ku ke perfunduar.
    Legen i kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *