• |
ide | kryesore

Hamilton e Mercedes dominojnë Spa-Francorchamps: Ferrari eleminohet në Q2

-Instant, F1, Sport



Radha e parë e gjitha Mercedes në kualifikueset e GP të Belgjikës. Lewis Hamilton firmos kështu pole position e tij të 93 me mbi gjysëm sekonde (511 të mijtat) avantazh ndaj shokut të skuadrës Valtteri Bottas. Max Verstappen e humbet për vetëm 15 të mijtat radhën e parë e do të ketë në krah Renault e Ricciardo. Charles Leclerc e Sebastian Vettel (të eleminuar në Q2) nuk shkojnë përtej kohës së 13 e 14, duke e nisur garën në radhën e shtatë.

Në ditën e pole position numër 93 të Lewis Hamilton (e radhës së parë të zakonshme të Mercedes) ka bërë më shumë zhurmë e shtuna skandaloze e Ferrarit që do të nisë Cmimin e Madh të Belgjikës, duke i parkuar dy makinat SF1000 në radhën e shtatë: koha e 13 për Charles Leclerc, e 14 për Sebastian Vettel që kështu (hera e parë që ndodh) nuk arrijnë të futen në Q3, kualifikuesja që dorëzon pole position.

Në anën tjetër të medaljes, Lewis Hamiton “rrëmben” një pole position plot autoritet e emocion, duke vendosur edhe rekordin e ri të pistës në kohën 1.41.252, të cilin ia dedikon aktorit afroamerikan Chadwick Boseman, i ndarë nga jeta pak orë më parë). Një pole, ai i gjashtë herë kampionit të botës, që nuk u vu kurrë në diskutim nga konkurenca, madje as ajo e brendshme e Valtteri Bottas, që është distant më shumë se gjysëm sekondi. Me një vijë të parë e gjitha e Mercedes, Max Verstappen duhet të kënaqet vetëm me vendin e tretë. Hollandezi i Red Bull është si zakonisht… i pari i të tjerëve, por fakti që do të niset pas shpinës së Shigjetave të Zeza i limiton shumë shanset e tij për të fituar GP e Belgjikës, gjithnjë nëse Max nuk bën një start fenomenal, ose përfiton në kthesën e parë të garës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *