• |
ide | kryesore

Juventus përcakton sulmin: akord me Dzeko, rikthehet Kean

-Instant, Sport



Pasi i komunikoi hapur Higuain që nuk bën pjesë në projekt, Juventus ka nxituar të kompletojë repartin e avancuar, duke përshpejtuar për Edin Dzeko. Boshnjaku i ka zgjidhur dyshimet e tij e i ka thënë po ofertës së bardhezinjve: sipas ‘Corriere dello Sport’, gjatë një darke të enjten në mbrëmje, menaxheri i sulmuesit Silvano Martina e CFO bardhezi Fabio Paratici kanë gjetur akordin përfundimtar. 10 milionë plus 2 bonus për Romën e 7,5 për lojtarin, të njëjtën pagesë që merr tek verdhekuqtë.

Dzeko ka mundur konkurencën e Milik, që në këtë pikë mund të marrë vendin e boshnjakut në Romë, por mbi të gjitha atë të Luis Suarez, rroga e të cilit (12,5 në vit) ka frenuar bardhezinjtë. Boshnjaku do të jetë kështu maja e diamantit të sulmit të Andrea Pirlos. Një përjashtim për filozofinë e re juventine për lojtarë të rinj, duke qenë se 34 vjecari i rëndon shumë vitet e ofensivës së Juventus që ka edhe Ronaldon 35.

Dzeko është takuar me menaxherin e tij në vilën e Casal Palocco e në atë rast i ka shprehur dëshirën për të provuar një aventurë të re, larg kryeqytetit, për të tentuar të fitojë dicka edhe në Itali e ta mbyllë në mënyrën më të mirë karrierën. Ish-sulmuesi i Manchester City ka patur një bisedë telefonike me Fienga për të qartësuar situatën përpara se të nisej për grumbullimin me kombëtaren e tij.

KEAN, KËRKOHET FORMULA E DUHUR
Në titullar projektohet Edin Dzeko, Juventus është gjithnjë e më pranë për të rikthyer në Torino edhe zëvendësin e tij. Moise Kean është rritur në moshat e Zonjës së Vjetër, por i transferuar tek Everton për 27,5 milionë euro plus 2,5 bonus, duket një hap larg kthimit tek bardhezinjtë, por duhet gjetur formula e duhur. Juventus punon për një huazim dy vjecar me të detyrimin e blerjes, një mundësi tjetër është të futet në tratativë Ramsey, që i pëlqen Ancelottit por e ka rrogën e lartë (7 mln). Anglezët sidoqoftë duan ta largojnë Kean, që në Angli zhgënjeu, por është vetëm 20 vjec e tek Juve ka lënë një kujtim të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *